Page 29 - Demo
P. 29


                                    KËNGËT E FËMIJËVE DHE NINULLATKëngët e fëmijëveKëngët e fëmijëve, klasifikimi i tyreAshtu si popujt e tjerë të Evropës, edhe shqiptarët, qysh në kohët e moçme e kanë përfshirë botën fëmijërore në traditat e tyre të krijimtarisë gojore. Kjo botë e pasur artistike me përralla, legjenda, ninulla, gjëegjëza, proverba dhe fabula ka ushqyer te fëmijët, që prej vatrës familjare, ndjenja të fuqishme e emocione, duke ndikuar njëkohësisht edhe për edukimin e tyre artistik dhe moral.Këngët e fëmijëve janë ndër më të vjetrat këngë të folklorit tonë. Mendohet se një pjesë e mirë e tyre janë krijuar nga të rriturit, duke pasur si qëllim edukimin e brezave dhe ruajtjen e traditave të lashta. Duke qenë se këtyre këngëve nuk u është kushtuar vëmendje e mjaftueshme si nga ana e mbledhësve të folklorit, ashtu edhe nga ana e studiuesve, klasifikimi i tyre mbetet i diskutueshëm.Pjesën kryesore të këngëve të fëmijëve e zënë ato që quhen \klasifikohen edhe një pjesë e mirë e këngëve të festave të motmotit dhe e këngëve të tjera rituale, të cilat duke u kënduar prej shekujsh nga grupe të vegjlish, janë kthyer në këngë fëmijësh (për këtë referojuni edhe njohurive të marra më parë në temën mbi këngët e motmotit).Shumica e këngëve rituale të kënduara nga fëmijët (qofshin këto të festave të motmotit apo të tjera) burojnë nga besimet pagane. Me gjasë ato kanë qenë këngë të rriturish që këndoheshin gjatë ritualeve pagane, por kaluan si këngë fëmijësh me vendosjen e krishterimit, i cili ndaloi shfaqjet e paganizmit.Këngët lodra (lojëra) zënë një vend të rëndësishëm në krijimet folklorike për fëmijë. Që në moshën 3-4 vjeçare, me anë të fantazisë, të vegjlit organizohen në lojëra të ndryshme, të cilat kanë karakter zbavitës dhe edukativ. Në to imitohen shpendë, kafshë, njerëz etj., duke i shoqëruar edhe me vargjet e këngëve që këndohen e luhen:Pata bënte pat, pat, pat,Rosa bënte vak, vak, vak,Pula bënte koko ve,Gjeli po këndonte,Dru më dru flytyronte.Në tekstet e këtyre këngëve, shpesh edhe përmes humorit, përcillet bota gazmore fëmijërore. Lojëra të tilla si Roza-rozina, Gjuha e dhelprës, Bëz-bëz bën bleta, Ujku dhe delet, kanë zhvilluar te fëmijët shkathtësinë, guximin, vullnetin, zgjuarsinë dhe intuitën e tyre krijuese.Këngë të tilla shoqërojnë lojërat, madje në disa raste edhe vetë teksti i tyre funksionon si lojë. Në fragmentin e mëposhtëm shohim se si kënga shërben për të stërvitur kujtesën tek fëmijët dhe aftësitë matematikore nëpërmjet zbavitjes.As ia thoni gjashtë, të bënenë shtatë.Shtatë vëra na i ka koka,gjashtë brirë na i ka ndreu,pesë gjishtër na i ka dora.As ia thoni shtatë, të bënenë tetë.Tetë sisë na i ka bushtra,shtatë vëra na i ka koka,gjashtë brirë na i ka ndreu,pesë gjishtër na i ka dora...27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33