Page 30 - Demo
P. 30


                                    Këngët rituale të festave të motmotit (të shndërruara në këngë fëmijësh). Festat e motmotit janë ditë festive të përvitshme (motmoti, është koha nga një vit në tjetrin).Në traditën shqiptare çdo stinë ka pasur festat e veta, me këngët dhe lojërat ceremoniale përkatëse të organizuara prej fëmijëve, të tilla si: Kolendrat (25 dhjetor), Shën Gjini (24 qershor), Shën Mitri (26 Tetor), të cilat janë të lidhura ngushtë me një botë të pasur poetike.Festat e motmotit nisin me Kolendrat, një festë që simbolizon ripërtëritjen dhe fuqinë e Diellit, të cilën krishterimi e ktheu në ditën e lindjes së Krishtit. Në Veri kjo festë quhet Kullana (ose Kërshëndella) dhe kremtohet me rastin e dëborës së parë. Fëmijët organizojnë lojëra të ndryshme.Mjaft i pasur me këngë fëmijësh është gjithashtu kremtimi i Ditës së Verës. Fëmijët në këtë ditë vendosin verore në duar dhe këndojnë këngë për të ndjellë stinën e ngrohtë.Sipas traditës veroret thuren me fije me katër ngjyra: e kuqe, jeshile, blu dhe e bardhë (sot me fije me dy ngjyra: e kuqe dhe e bardhë). Fëmijët i vendosin në dorë ato dhe kur shikojnë dallëndyshen e parë, i lidhin në një degë peme (ftua, shegë, kumbull) që t’i marrin dallëndyshet apo zogjtë e tjerë. Gjatë këtij rituali fëmijët mund të këndojnë: Dallëndyshe, dallëndyshe,Na kët’ verore të kuqe,Të ma shpiesh anës detit,Të m’i sjellësh bukë shëndetit.Të tjera këngë të festave të motmotit që këndohen nga fëmijët janë ato për Ditën e Shën Gjergjit (23 Prill), Rusicat (25 ditë pas Pashkëve), Vangjelizmoin (25 Mars), Shën Dhimitrin (26 Tetor), Shën Gjinin (24 Qershor):Triko, triko, i Shën GjinitSe na vjen zot i Shën Pjetrë,I Shën Gjinit erth e shkoi,I Shën Pjetrit na afroi.Gjatë kremtimeve të këtyre festave ndizen zjarre nëpër kodra, pyje e sheshe të fshatrave.Krahas lojërave e gostive këndohen mjaft këngë, vargjet e të cilave përcjellin nderimin për tokën, hënën, diellin, yjet etj.Këngë të tjera rituale të shndërruara në këngë fëmijësh. Këtu bëjnë pjesë këngë të kënduara nga fëmijët gjatë ritualeve të ndryshme, si p.sh.: rituali për ndjelljen shiut, për begatinë e të korrave, për një stinë të ngrohtë të mbarë etj. Në shembullin e mëposhtëm, fëmijët i luten perëndisë pagane Rona për shi e begati:Rona, Rona, peperona,Bjerë shi mbi arat’ tona.Të bënetë grurëtë,Të hanë kahurëtë;Të bënetë misëria,Të hanë turqëria.Shumica e këngëve rituale të kënduara nga fëmijët (qofshin këto të motmotit apo të tjera) burojnë nga besimet pagane. Me gjasë, ato kanë qenë këngë të rriturish që këndoheshin gjatë ritualeve pagane, por me ardhjen e krishterimit, i cili ndaloi shfaqjet e paganizmit, kaluan si këngë fëmijësh. Shoqëria njerëzore përmes artit të vet popullor, i cili sjell përfytyrime mbi natyrën, botën dhe shoqërinë, ka përçuar te fëmijët ëndrra dhe vizione, që kanë ndikuar dukshëm në zhvillimin e fantazisë dhe të imagjinatës së tyre.28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34