Page 31 - Demo
P. 31


                                    Nëpërmjet përrallave, legjendave dhe këngëve, fëmijët kanë mësuar gojë më gojë ndër breza, jo vetëm për luftërat, trimërinë dhe bukuritë e natyrës, por edhe për botën mitologjike shqiptare të pasur me zana, dragonj, kuçedra e katallanë, botë e cila përbën një pjesë të rëndësishme të artit popullor.Gjuha artistike e këngëve të fëmijëve Këngët e fëmijëve i karakterizon një gjuhë zbavitëse, e pasur me elemente humoristike.Në to hasim elemente të botës që e rrethon fëmijën, duke filluar që nga insektet, kafshët e shpendët e deri te sendet e ndryshme të përdorimit të përditshëm. Përmes teksteve të tyre përcillet bota gazmore fëmijërore:Vera, vera, guduveraNjë pule qe paç e thera;Të gjithë mizat i mështollaKarkalecin e harrovaKarkalec, o derëziÇa ha ti e ça pi ti?Hëngra mish prej gjarpëriPiva ujë prej Frashëri!Këngë të veçanta me natyrë gazmore janë edhe ato që të vegjlit i këndojnë për të mësuar alfabetin, lojërat e fjalëve, fjalë të urta etj. Këngë të tilla përdoren në kulturën botërore për të ndihmuar procesin e të nxënit te fëmijët. Në strofën e mëposhtme spikasin fjalët e krijuara spontanisht:Allfa bega, bishtpurtekaFallagaja dhëmbëvetE purteka këmbëvet.Në disa raste, tekstet e këngëve të fëmijëve përcjellin struktura në dukje të pakuptimta për dëgjuesin apo lexuesin, duke qenë se jo gjithmonë karakterizohen nga një logjikë e qartë. Qëllimi kryesor i tyre është zbavitja dhe loja, të cilat marrin përparësi në raport me kuptimin:Bukëvale, ngale,Tëmblyt e tyt,Goja mos të flasëBurri mos të ngasë.Përmes një të shprehuri sintetik shpalosen fantazia dhe bota psikologjike e fëmijës, që karakterizohet nga mendimi i thjeshtë, humori, kurioziteti, dëshira për të reaguar ndaj situatave që tërheqin vëmendje etj.29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35