Page 32 - Demo
P. 32
1. Paraqitni në tabelën e mëposhtme klasifikimin e këngëve të fëmijëve. Jepni shembuj këngësh sipas llojeve të tyre. Shkruani karakteristikat e tyre kryesore.Llojet e këngëve të fëmijëve Shembuj Karakteristika kryesore Këngët lodra Roza-rozina, Gjuha e dhelprës, Bëz-bëz bën bleta, Ujku dhe delet etj.Këngët rituale të festave të motmotit të shndërruara në këngë fëmijëshKëngë të tjera rituale të shndërruara në këngë fëmijësh2. Cilat janë festat kryesore për të cilat fëmijët këndojnë këngë?3. Shpjegoni domethënien e festave kryesore të motmotit dhe arsyen pse një pjesë e tyre u shndërruan në këngë fëmijësh.4. Shpjegoni si shprehet humori, fantazia, shpirti krijues dhe psikologjia e fëmijës në krijimet e mëposhtme.Lele, lele, moj llazoreNgaj na hyre, ngaj na doleNëpër baçe flytyroveLele, lele, moj, llazore.Ore zog i ferrësHajde ditn’ e verës!Dit‘ e verës shkoiShëngjergji përgjoi.Roza Rozina, Çelin trëndelina,Bashkë me zambakë,Edhe luleshqerra...Kush i do k’to lule,Do më marr për nuseeee...S T U D I M T E K S T I Mjetet që krijojnë ritëm dhe muzikalitetKëngët e fëmijëve dallohen për ritmin e shpejtë dhe vargun e shkurtër, kryesisht gjashtërrokësh, tetërrokësh, por nuk mungon edhe dymbëdhjetërrokëshi. Ato janë thuajse gjithmonë të rimuara dhe në përgjithësi kanë rimë të puthur, duke qenë se ajo është një rimë e thjeshtë që mund të krijohet nga vetë fëmijët. Kujtojmë këtu që gjetja e fjalëve që rimojnë shpesh përdoret dhe si një ushtrim për stërvitjen e aftësive të të shprehurit te moshat e vogla. Një tjetër veçori e rëndësishme stilistikore e këngëve të fëmijëve është prania theksuar e figurave tingullore si: onomatopeja, aliteracioni, asonanca, konsonanca, përsëritja artistike, epanastrofa, gjë që u shton atyre muzikalitetin dhe karakterin lodrues.Lele, lele, moj llazoreNgaj na hyre, ngaj na dole.Nëpër baçe flytyroveLele, lele, moj, llazore.Këto këngë kanë melodi të shkurtra dhe vëllim të ngushtë tonik, çka tregon për prejardhjen e tyre të hershme. Fjala dhe muzika në to janë pjesë a pandarë e veprimit lodrues apo ritual. Edhe në pikëpamje të formës, ato përputhen me botën psikologjike të fëmijës.30

