Page 34 - Demo
P. 34
KËNGËT E FËMIJËVE DHE NINULLATNinullatTiparet e ninullaveNinullat, ose këngët e djepit, janë këngë qetësuese, me karakter të theksuar lirik, që u këndohen fëmijëve. Përveç kësaj, në disa kultura ato shërbejnë edhe për të përcjellë kulturën ose traditën. Në ninullat tona gjejmë tregues të rëndësishëm të traditës, të normave shoqërore, të etikës dhe të rrethanave historiko-sociale, tregues, të cilët përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar. Përmes vargjeve spontane nëna uron që fëmija të rritet plot shëndet, i zgjuar dhe i fortë, të rritet me dashuri, të jetë njeri i punës, i nderit dhe të çmohet në shoqëri: U bafsh nderi i kësaj shpie,Punofsh ti, o për Shqipni-e.Funksioni kryesor i ninullave është nxitja e gjumit te foshnjat, prandaj melodia dhe teksti i tyre janë të thjeshta dhe kanë natyrë përsëritëse: Nina nana djepin me sanëti u rritsh me babë e nanënina nana djepin me therrati u rritsh me treqind shtjerranina nana djepin prej lisitti mu bafsh i pari i fisitnina nana në djep të drunitti mu bafsh plak i katundit.Ninullat e djemve dhe të vajzave. Zakonisht në ninullë na thuhet që në vargjet e para gjinia e foshnjës, së cilës ajo i drejtohet. Ajo përgjithësisht fillon me formulën: ninanana djalin/vajzën. Ninullat për vajza përmbajnë urime ku nëna shpreh dëshirën e saj që vajza të bëhet e bukur, zonjë shtëpie e mirë, që ta nderojë familjen e fisin, ndërsa në ninullat për djem shprehin dëshirat e nënës që djali të bëhet trim, i mirë, i ndershëm, njeri i besës etj. Pra, rolet gjinore janë të përcaktuara qartë në këto këngë dhe ndër të tjera edukojnë atë se çfarë i takon të bëjë secilës gjini në familje e në shoqëri.Gjuha artistike e ninullave Ninullat përmbajnë një gjuhë të pasur me figura stilistikore, të cilat kryesisht janë figura tingullore, si: aliteracioni, asonanca, epanastrofa etj., por nuk mungojnë edhe figurat e kuptimit, si: metafora, krahasimi, epiteti, personifikimi etj. Duhet theksuar që ninullat janë të pasura me krahasime dhe epitete, pasi në to lëvdohet foshnja dhe urohet që të rritet sipas shembullit të prindit apo figurave të tjera të rëndësishme a të adhurueshme. Në vargjet e tyre nëna e krahason fëmijën e vet me zogjtë e qiellit, pëllumbat e pulëbardhat, me lulet e mollës e të ftoit, me elemente të ndryshme të botës që e rrethon: Fli mori cucë, e mbylli sytë,Kur t’m’i çilsh, i çilsh si yjt...32

