Page 35 - Demo
P. 35
Vajza krahasohet me gonxhen e trëndafilit, me lulen, me mollën etj., kurse djali me pëllumbin, yllin etj. Kësisoj një ndër figurat kryesore të ninullave është krahasimi:Nina nina, vajzë e nanësMori cucë për bukuriU bafsh si lule për hijeshi.Në tekstet e ninullave ndodh që gjumi të personifikohet. Ai shpesh paraqitet si pëllumb që e merr fëmijën në krahët e vet dhe e shpie në botën e ëndrrave:Gjumi gjumi rehatshumiVjen me të marrë porsi pullumi.Nga pikëpamja metrike ninullat ngjasojnë me këngët e fëmijëve. Ato karakterizohen nga vargjet e shkurtra, të shprehurit sintetik, ritmi i ngadaltë dhe toni i ëmbël.Zakonisht, ato paraqiten të shkruara në monokolonë, për shkak të njëtrajtshmërisë së përmbajtjes.Figurat historike te ninullatFigurat historike hasen më shpesh në ninullat për djem. Virtyti kryesor që u urohet foshnjave djem është trimëria, prandaj edhe heronjtë e vendit bëhen modeli më i mirë për ta. Më i përmenduri ndër figurat historike është Gjergj Kastrioti: Flej, o djalë se të ka falë ZotiU bash trim si Kastrioti!Gjithashtu, nuk mungojnë edhe figura heronjsh të tjerë, si p.sh.: Dedë Gjo Luli, Bajram Curri, Isa Boletini etj.:Nina-nana po t’përkuniU bafsh trim si Dedë Gjo Luli...Nina-nana, po t’përkuni,u bafsh trim si Bajram Curri!Bajram Curri n’Dragobika luftue me ni ordi.Djali jem lula e blinit,t’i m’i ngjafsh Is Boletinit.Këto figura janë pjesë e miteve tona historike dhe përfaqësojnë kultin e trimërisë e të burrërisë në mendësinë tonë shoqërore.Vlerat e ninullave në zhvillimin e fëmijësNinullat ndikojnë në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe stërvitjen e përqendrimit të fëmijëve. Melodia e tyre ndihmon punën e trupit dhe të mendjes së fëmijës.Shkëmbimi muzikor midis foshnjave dhe prindërve bëhet faktor nxitës për krijimtarinë dhe imagjinatën.Përmes tingujve harmonikë dhe fjalëve ledhatuese këngët e djepit përcjellin dashuri dhe ngrohtësi. Ato ndikojnë në fuqizimin e lidhjeve prind-fëmijë që në fazat e hershme të foshnjërisë, si dhe në fuqizimin e lidhjes së fëmijës me rrënjët dhe origjinën e tij, duke e njohur edhe me trashëgiminë kulturore të familjes e të vendit.33

