Page 36 - Demo
P. 36
1. Çfarë janë ninullat? Cilës gjini të folklorit i përkasin ato?2. Si e përcjellin këto krijime kulturën ose traditën e një vendi?3. Argumentoni, duke konkretizuar edhe me vargje, ndikimin dhe vlerat e ninullave në jetën dhe në zhvillimin e fëmijës.4. Çfarë funksioni ka prania e figurave historike dhe mitologjike te ninullat? Ilustroni me shembuj.5. Shpjegoni si shfaqet në ninulla kulti i trimërisë dhe i mirësisë.6. Klasifikojini ninullat duke u nisur nga fakti se kujt i këndohen. Jepni karakteristikat për secilin grup.7. Më poshtë janë paraqitur dy ninulla. Njëra i kushtohet vajzës dhe tjetra djalit. Krahasojini ninullat sipas tabelës së dhënë më poshtë.Nina nana djalënë (Kolonjë)Nina-nana djalënëSe na zgjoi mëhallënë!Kush e ka e kush e doKush e përkëdhel kur do?Djal’i vogël këto doLodrat edhe vallet-o!O nanan, o nananNenua t’u bëftë kurbanQë të ka e që të mban!Ririri, ririri,Kush të ka more floriTy të ka nënua në gji!Nano-nano djalënëQë na zgjoi mëhallënëTë ligat i mori lumiDhe i shpuri te Osumi!Djalën na e zuri gjumi.Nina-nina vajzën (Shkodër)Nina-nina, vajzë e nanësMori cucë për bukuriU bafsh si lule për hijeshiFle si qingj e çohu si rrunxëQingja e nanës nina-niVajzë u rritsh e u fejofsh!U martofsh e u lulzofshDalsh ti bij me hijeshiE u përmendsh o për urtiJu rritsh nanës e nalt me shtatT’u baft shtati si bajrakE t’u musht fytyra me gjakNina-nina po të përkundiGjumi vjen kadalë-kadalëEc vajzën me ma marrëPo vjen gjumi tuj pvetë E kam vu vajzën në djepNinulla Ninulla për vajzën Ninulla për djalinMe kë e krahason nënaKarakteristikat që përcillen përmes urimeveUrimet e nënësSi zbulojnë vlerat morale, etike, mendësinë e kohësMjete gjuhësore që konkretizojnë dashurinë e nënës për fëmijët Figurat letrare Funksioni i figurave letrare Elemente që ndërtojnë ritminDetyrë 1. Kërkoni nga nënat tuaja të këndojnë ninullën me të cilën u vinin në gjumë. Pyeteni atë, nëse e ka krijuar vetë apo e ka mësuar nga ndokush. Çfarë emocionesh ju përcjell, teksa e rikujtoni? S T U D I M T E K S T I 34

