Page 37 - Demo
P. 37


                                    KËNGËT E DASMËS Këngët e dasmës, ritet dhe mjetet poetikeRitet kryesore të dasmësNë tërësinë e kulturës botërore, dasma shënon një nga ngjarjet ceremoniale më të rëndësishme të jetës së njeriut.Dasma, si një ceremoni që i paraprin krijimit të një familjeje të re, është e pasur me rite të ndryshme ku protagonistë janë: nusja, dhëndri, familjarët dhe farefisi i të dyja palëve.Një pjesë e riteve të dasmës vijnë nga kohët e lashta. Ato janë aq të vjetra sa edhe vetë praktikuesit e tyre nuk ua dinë domethënien e vërtetë, por i zbatojnë në trajtën e konvencioneve, duke besuar në vlerën e ritualit. Martesa nuk është vetëm bashkimi i çiftit, por edhe i dy familjeve e i dy fiseve. Dasmorët njihen me njëri-tjetrin dhe gëzojnë së bashku. Ceremonia e dasmës shërben për të nderuar nusen, dhëndrin dhe familjet përkatëse. Përmes saj, çifti tregon se është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e martesës, e cila u jep atyre një status tjetër në rrethin familjar dhe shoqëror.Në kohë të hershme, mjaft martesa ishin të qëllimshme midis fiseve apo krahinave, për t’i bashkuar ato, duke përcjellë kësisoj paqen dhe unitetin midis tyre. Kjo ka shërbyer edhe për ruajtjen e unitetit të përgjithshëm të etnisë.Për të kuptuar rëndësinë që dasma ka pasur historikisht në jetën etnisë shqiptare, kujtojmë se në Kanunin e Lekë Dukagjinit ka disa krerë ku flitet në mënyrë të veçantë për martesën dhe për mënyrën se si organizohet dasma, duke nisur që nga përshkrimi i gatimeve e i shpenzimeve e deri tek organizimi i krushqve e i dasmorëve.Në ceremonitë e dasmave nga njëra krahinë e vendit në tjetrën hasim edhe rite e zakone të përbashkëta, të cilat kanë origjinë pagane, si p.sh.: rruajtja e dhëndrit, veprim që shënon kalimin nga djalëria në burrëri, apo lyerja e nuses me këna që tregon kalimin nga vajzëria në jetën bashkëshortore:Flokët e kuq t’i shitoftë zana,Hall po kan kah t’ngjitet kana.A po t’dhimen baba e nana?Një tjetër zakon i vjetër i përbashkët i dasmave tona është edhe mënyra e marrjes së nuses: krushqit me dhëndrin dhe familjen e tij në krye vijnë të marrin nusen të dielën në shtëpi të saj. Ky veprim në thelb imiton aktin e dikurshëm Pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit ku flitet për dasmënKRYE I KATERTDARSMA NYE I NJIZETEPARË.Gatimi i darsmes në Kanun.§. 45. Per darsem do të gatohen: a) Kau i darsmes do të qesë 100 okë mish e vjamë; b) Nji barrë miell kallamoqit;c) 4 babune grunë – miell grunit; d) 12 okë1 sheqer;e) 8 okë oriz; f) 4 okë mjalët; g) 10 okë djathë; h) 2 okë tlyen; i) 3 okë voj të butë; j) 70 okë raki.§. 46. Në darsem të Kanus hijn: a) 12 Krushq e 13 Krushka; b) Thirca2; c) Strafuleca3; d) Sherbtorë; e) Kcimatare; f) Desharët4; g) Kangë vallesh; h) Dhandrri e Nusja; i) Dy dishmitarë (Kumarët e Kunorës); j) Kunora.1njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë (sipas krahinave të ndryshme).2thirrës, ai që thërriste njerëzit për dasmë, për mort etj.3gatues, gjellëbërës.4miqtë më të afërt të familjes. Një nga dhuratat e shumta që ata sjellin në dasmë, në shenjë respekti dhe dashamirësie, është dashi, për shkak të të cilit ata kanë marrë edhe emrin “desharë”.35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41