Page 38 - Demo
P. 38


                                    të rrëmbimit të vajzës. Kur krushqit shkojnë në shtëpi të nuses, pasi bëhen përshëndetjet dhe gostitjet, nuses i vendosin në prehër një djalë të vogël me qëllim që ajo në të ardhmen të lindë sa më shumë djem.Tradita e dasmës së vjetër shqiptare tregon se ceremonia ka qenë më e gëzuar dhe më e madhe te dasma e djalit. Për vajzën, familja mjaftohej me një dasmë të vogël. Zakonisht, dasmat bëheshin në vjeshtë, atëherë kur njerëzit kishin përfunduar punët e verës. Shpenzimet ishin të mëdha, në varësi të rrethit miqësor dhe të gjendjes ekonomike. Për gostitë e tyre thereshin dhjetëra bagëti, bëheshin dhjetëra tepsi me byrek e bakllava, veç atyre që sillnin dasmorët në shenjë ndihme.Në përshkrimet e dasmave flitet për praninë e një numri të madh të ftuarish, për dhjetëra krushq, miq, farefis, vëllazëri, shokë. Kur i afroheshin shtëpisë ku bëhej dasma, miqtë qëllonin në ajër me pushkë, si sinjal se dikush po vinte. Në afërsi të shtëpisë ata priteshin nga të afërm të familjes me urimet e rastit e me këngë.Këtë moment e sjell shumë bukur kjo këngë:Ftorësit nji nga nji.Kush me dhenE kush me dhi.Ju a paçim hua,Në dasëm e gosti.Ritualet e dasmës shqiptare ndryshojnë nga njëra krahinë në tjetrën. Në zonën e Labërisë, deri në fillim të shekullit të shkuar, nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëritjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen. Sipas traditës, nusja shkonte e mbuluar me duvak dhe hipur mbi kalë, të cilin ia jepte babai, si pjesë të pajës. Ushqimi tradicional i dasmës ishte mishi i pjekur në hell, kurse ëmbëlsira tradicionale ishte revania.Zona e Korçës i ruan ende traditat e saj të lashta të dasmave. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënën. Të mërkurën, njerëzit e dhëndrit mbledhin fëmijët dhe shkojnë të marrin pajën e nuses. Në ritualet e dasmave fëmijët janë shpesh protagonistë, duke qenë se simbolizojnë trashëgiminë dhe vazhdimësinë. Të premten nusja mbledh shoqet dhe festojnë. Të shtunën bëhet dasma e nuses dhe të dielën dasma e dhëndrit. Kur niset makina e çiftit, disa njerëz të fisit hedhin sheqerka dhe oriz, për të ndjellë ëmbëlsi e begati në jetën e të sapomartuarve. Më pas zihet buka me qiqra, si simbol i mirëqenies.Në zonën e Shkodrës familja i nis përgatitjet një muaj përpara, fillimisht me rrobat e nuses. Një javë para dasme, te djali mblidhet gjithë fisi çdo natë, çka krijon një atmosferë të bukur e të ngrohtë. Vajza shkon e rri te dajat deri tri ditë para dasmës.Në dasmat e Veriut dajat e nuses kanë rol të rëndësishëm, daja i madh zakonisht është ndër mbikëqyrësit kryesorë të mbarëvajtjes së gjithë ceremonialit të dasmës. Një dukuri e tillë është parë si relikte e kulturës së lashtë matriarkale (duke qenë se daja përfaqëson linjën amësore). Në Kanunin e Lekë Dukagjinit organizimi i dasmës paraqitet në një krye të veçantë, me detajet më të hollësishme. Në Veri dasma nuk shtyhet për asnjë lloj arsye. Studiuesve të huaj u kanë bërë përshtypje rastet e skajshme, kur brenda të njëjtës shtëpi ka pasur dhe dasmë dhe mort njëkohësisht: në njërën dhomë të shtëpisë vajtohej dhe në tjetrën këndohej. Në mënyrë simbolike, kjo tregon përparësinë që ka në mendësinë tonë vazhdimësia e jetës.§. 47. Detyra e të zot’t të Darsmes.Kater javë para darsmet i ati i dhandrrit a i zoti i shpis do të shkojë vetë me krye me thirrë krushqit. Ma para thirren krushqit miq, mandej krushqit shokë.§. 48. “Asht kanun, qi mikut t’i shkohet në darsem me dash.” Desh do të çojn: a) Nipa e sternipa, edhe në djep me kenë e ama do t’a ket dashin per doret e djepin më shpinë;b) I ungji i dhandrrit.§. 49. Rendi kur do të shkohet në darsem.a) T’Ejten shkojn bijat e nipat; b) Të Premten mbrama shkojn Thirrca, Strufulleca, Magjatore, Ujatore, Deshtarët, e Krushqit miq.Deshtarët, të mrrijmit n’oborr të dhandrrit, do të qesin ka’i pushkë per krye.c) Të Shtunden nadje shkojnë Krushqit shokë. Të Shtunden, si të nisen Krushqit, do të therret gjengji i darsmes.36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42