Page 39 - Demo
P. 39
Klasifikimi i këngëve të dasmësDasma tradicionale shqiptare ka veçantitë e saj si për organizimin, ashtu edhe për këngët që e shoqërojnë. Çdo etapë e saj shoqërohet me këngët përkatëse. Sipas këtyre etapave bëhet edhe klasifikimi i tyre:Këngët e fillimit të dasmës u referohen momenteve të përgatitjes së nuses, gatimeve etj., dhe paralajmërojnë etapat e mëvonshme të dasmës:Do t’të marr o ylli i dritësëTë dielënë pas mezit ditësë.Këngët që këndohen kur përgatitet dhe dërgohet pajatregojnë gëzimin dhe harenë e dasmës, detajet e përgatitjes së pajës, ecejaket dhe mundimin që kërkon kjo përgatitje, madje ndonjëherë edhe koston e saj. Në vargjet e mëposhtme, veç të tjerash jepen edhe detaje hapësinore (dhëndri ka shkuar deri në Janinë për të blerë pajën):Do të vete në JaninëDo të të qep ty piperinë1;Piperinë bojëgjake,T’ma mbash ti moj mestumbake2.Këngët që këndohen në shtëpi të nuses përmbajnë nota të theksuara emocionale dhe zakonisht flasin për përcjelljen e nuses, për largimin e saj nga shtëpia prindërore, për ndryshimin që do të pësojë jeta e saj. Vargjet pasqyrojnë çaste të lumtura të jetës vajzërore, të cilat do të mbeten pas, përmendin figurat e prindërve e të familjarëve të tjerë, duke theksuar dhimbjen e ndarjes prej tyre:Syzeza qan me lotKa babanë s’e lë dot.Këngët e përgatitjes së dhëndrit janë në kontrast me këngët që këndohen në shtëpi të nuses. Ato përcjellin entuziazëm e hare. Në shtëpi të dhëndrit gëzimi është i madh, duke qenë se do të krijohet një familje e re, e cila do të shtojë fisin. Në këto këngë del herë pas here prania e personazhit të berberit, i cili përgatit dhëndrin:Berberi që rruan mbrenëNa rruan edhe dhëndër benë!Këngët kur shkohet për të marrë nusen janë këngë që këndohen nga krushqit që dërgon familja e dhëndrit. Ato mund t’i drejtohen nuses dhe familjarëve të saj dhe hera-herës përmbajnë fjalë shpotitëse që shërbejnë për të ngacmuar nusen dhe fisin e saj. Edhe këto këngë karakterizohen nga entuziazmi, hareja dhe atmosfera festive:As na prit moj gjeraqinëBëj konak e shtro shtëpinëSe krushqit ja tek të vijnë.Këngët kur nusja mbërrin në shtëpinë e dhëndrit janë të pasura me urime ndaj çiftit për trashëgime dhe jetëgjatësi të martesës:Nuse ku kalle këmbëtKëtu të rënçin dhëmbëtëDhëmbët e dhëmballëtEshtrat e kokallëtë.1fustan kadifeje deri në fund të këmbëve.2belhollë.37

