Page 40 - Demo
P. 40


                                    Këngët kur nusja ngrihet në valle etj. lëvdojnë bukurinë e zhdërvjelltësinë e nuses, ku krahasimi tipik është ai me sorkadhen:Nusja jonë në valleE bukur si sorkadhe.Në grupin e këngëve të dasmës përfshihen edhe këngët e fejesave, për shkak të përmbajtjes së përafërt. Zakonisht në këto këngë flitet për ndjesitë dhe emocionet paramartesore për dhuratat e fejesës, për dëshirat e çiftit të ri etj.:Do të marr, o vllastar i gjatëDo të të marrDo të marr të djelën ndajnatëDo të të marr.Këngët e dasmës zakonisht këndohen nga gratë. Në të shumtën e rasteve ato janë improvizime të çastit, me tekst dhe muzikë të bazuar në modelet e traditës. Ato këndohen a capella ose të shoqëruara me def (dajre).Portretizimi i nuses dhe i dhëndrit Këngët e dasmave shquhen për përshkrimin e pamjes dhe të virtyteve të nuses e të dhëndrit. Në to mbizotëron figura e krahasimit. Në këngën e mëposhtme përshkruhet me hollësi figura e nuses. Krahasimet e vargjeve që vijojnë janë tipike për poezinë popullore:Paska ballin perishan3,paska vetullën gajtan,paska syrin si filxhan,paska faqen si bakam,paska hundën miskali,paska gojën si kuti,paska dhamët si inxhi,paska shtatin si selvi.3stoli me para e me tela, që i varnin nuset në ballë.38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44