Page 41 - Demo
P. 41
Në këngët ku përshkruhet dhëndri, sërish nuk mungojnë krahasimet. Theksi, si kudo në krijimtarinë folklorike, vihet gjithnjë te virtyti i trimërisë:Ma mban festen mbë një anëMore djalëPisqollat me jataganëNishanë që ke mbë ballëTi je djalë si mos djalë,Kur më merr dyfekun e larëSi vezir mbi pashallarë.Simbolet dhe krahasimet me shpendë, janë të shpeshta në këngët e dasmave. Ndër to mund të përmendim thëllëzën e gjeraqinën, për nusen, petritin për dhëndrin etj.:Dhëndërr beu mblodhi një tëndë,me parmakë të ergjëndë,shtiu e zuri një thëllëzë,Thëllëza i fluturoi,në gju të nënës qëndroi.Nëna dolli dhe e priti,me florinj e daroviti.Kulti i gëzimit Martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar si një nga ngjarjet më të dëshiruara, një zakon gëzimi, sepse shënon kalimin e disa fazave të jetës nga fëmijëria deri në pjekurinë për punë e jetë dhe, mbi të gjitha, për krijimin e familjes. Kësaj ngjarjeje kulmore i paraprijnë rritja e suksesshme e individëve të përgatitur për jetën, rritje, e cila kalon në jo pak vështirësi. Martesa ndër shqiptarë, konsiderohet jo vetëm si pjesë e jetës, por edhe si realizim, si përmbushje e dëshirave të prindërve për fëmijët, prandaj në tërësi ceremoniali i dasmës përshkohet nga atmosfera e hareshme dhe nga optimizmi, që shpërfaqen fuqishëm në vargjet e këngëve të ndryshme, si p.sh.: Thyeju moj dyshemethyeju e bjer përdhese të bën (emri i dhëndrit) të reNgrihuni, o shokë, në valletë gjëmojnë këto maledjali zog, nusja sorkadhetë na trashëgohen fare.Pikërisht prej kësaj atmosfere aq të gëzuar, shpesh, dasmat kanë shërbyer edhe për shuarjen e mërive dhe të konflikteve midis njerëzve të fisit.39

