Page 42 - Demo
P. 42


                                    S T U D I M T E K S T I 1. Si klasifikohen këngët e dasmave dhe kush i këndon ato?2. Përse dasma është një ceremoni kaq e rëndësishme në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë?3. Cila është origjina e riteve kryesore të dasmës tradicionale shqiptare?4. Përse në Kanunin e Lekë Dukagjinit i kushtohet një hapësirë e veçantë organizimit të dasmës?5. Dëgjoni në këngën “Oj Zogo” dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, duke iu referuar tekstit të dhënë. Oj ZogoOj zogo jelek me vija oj zogo a i ke pa a i ke pa shoqet e mia a i ke pa? I kam pa o nën një hije tuj u be gati për nusërie Oj thëllanx, oj thëllanx, thëllanx e malit a i ke pa a i ke pa çorapt’ e djalit a i ke pa a i ke pa çorapt’ e djalit?I kam pa i kam pa i kam qënis’ lule lule i kam ujdis.Hajde nuse hajde nuse dalëngadalë hajde nuse ka shumë ditë ka shumë ditë që të pres me ardh plasi vallja plasi vallja ore ore nusja jone si lulebore.6. Kujt i kushtohet kjo këngë e ndërtuar në formë dialogu? Cilat personazhe e zhvillojnë këtë dialog? 7. Nënvizoni fjalët dialektore dhe ato që nuk i kuptoni. Diskutoni me njëri-tjetrin dhe përpiquni t’u gjeni kuptimin, duke u nisur nga konteksti.Fjala e nënvizuar Kuptimi i saj___________________________________________ ______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ ___________________________________________8. Identifikoni detajet, të cilat e përshkruajnë nusen në planin fizik dhe si bartëse të vlerave morale të kohës.9. Me kë krahasohet nusja? Cila është simbolika e kësaj përqasjeje?10. Cili është funksioni i përsëritjes së fjalëve në tekst?11. Dalloni figurat letrare dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre.Figurat letrare Ilustrime Funksioni i përdorimit40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46