Page 46 - Demo
P. 46
Hënës i këndonin edhe në raste të veçanta, si p.sh.: fëmijët kur u binin dhëmbët e qumështit1; kur hidhej fara e parë2; vajzat kur dilnin natën e Shëngjergjit ndër të lashtat “për të kullotur flokët”3; kur hahej djathi i ri4; kur ishte fëmija i sëmurë5 etj. Metrika e këngëve rituale, shpesh është e paqëndrueshme: vargjet herë janë 6-rrokëshe, herë 8-rrokëshe.1 Hënëzë mos hënëzë 2 Han’ e mirë koftë 3 Hana e re hana e re 4 Si koft hana 5 Hanë-hanë rejaHënëzë, mos hënëzëna një të kokallimtë,am një të florimtë.Han’ e mirë koftë, Han e mrapshtë koftë,kallamboqi na bleroftë!Hana e re, hana e re,vash’ e re, vash e re,ti nalt e un’ përdhe;ti kunorën e artë,unë gërshetin e gjatë.Si koft’ hana,ma past ana.Hana jashtë,zemra ma dashtë;hift’ për tule jo për asht.Hana, mrena,ma dasht’ zemra.Hanë-hanë rejabuzëpalareja.Un’ shëndet e ti shëndet ethet e mia në det!Fier, 1960 Tropojë, 1952 Gostivar, 1976 Tropojë, 1959 Krujë, 1986Këngë për fenomenet e natyrës. Të vegjlit këndonin këngë për borën1, për të larguar tymin2, mjegullën3, thatësirën4 etj. Kur ishte mjegull e dendur, të vegjlit thoshin vargje dhe e godisnin mjegullën me gurë për ta shpërndarë. Në kohën e thatësirës, njeriu kërkonte ndihmën e shumë shprehjeve dhe veprimeve magjike. Kështu kemi shfaqjen e “dordolecit” 5 në këngë.1 Bie bora flokë-flokë 2 Atej pul’ e bardhë 3 Njergull-njergull 4 Rona-rona peperona 5 Dordolec bjerë shiBie bora flokë-flokëmbi shtëpi të gjorit Gjokë!Gjori Gjokë pa këmishë,s’ka me se të vej’ në kishë,dogji mjekërrën me pishë.Gjori Gjokë copë-copë,s’ka me se të dal’ në shokë.Atej pul’ e bardhë, këtej pul’ e zezë,s’ke fajde ka unëhidhu në të tjerë!Njergull, njergull, paranjergull,hik, hik, se t’arrejmë.Gur’ i zi, me t’vra, me t’pre,me t’fut me t’mlu me gr’ e dhe. Rona-rona peperonaBjerë shi në arat tona.të na bëhet misëria,të hanjë varfëria;të na bëhet bereqeti,të hanë gjithë mileti!Dordolec bjerë shio i zoti shend Illi!As na ep një pikë shi,të na bëhet grur’ i ri,një karroqe, një kalli.Ju shenjtorë, piamberëqë ju lutemi përherë,lutij zonjës shën Mërime kryq e me luvari. Gjirokastër, 1953 Elbasan 1967 Dibër 1970 Kolonjë, 1957 Berat, 1878Këngë për natyrën janë këngët për lulet, mollëkuqen, qyqen, fluturat, buburrecin, xixëllonjat, zogjtë (bilbilin, dallëndyshen, lejlekun), kafshët (dhelprën, nuselalën etj.). Për mollëkuqen ka këngë të shumta. Djemtë e vegjël e merrnin në pëllëmbë të dorës dhe e linin të fluturonte që të mësonin nga do të ishte nusja e tyre. (Nga ikte ajo, andej do të ishte nusja e tyre.) Në disa popuj nordikë (gjermanë, skandinavë etj.) mbahej si lajmëtare e martesës. Edhe për qyqen ka këngë të shumta. Ai është një nga zogjtë simbolikë të këngëve pranverore (Zot me se më munde qyqen). Për shkak të legjendës, në të cilën motra bëhet qyqe pasi sheh vëllezërit që kanë vrarë njëri-tjetrin me gërshërë (Qyqeqyqe mono qyqe), ajo mbahej më shumë si shpend ogurzi. Simbolika për qyqen është e dyfishtë: edhe dashurohej, edhe druhej si ogurzezë. Në vendet skandinave qyqja është një shpend i hareshëm, lajmëtar i stinës së përtëritjes së natyrës dhe të jetës. Edhe për nuselalën ka këngë e variante të ndryshme. Fshatarët e quanin atë kafshë helmuese, prandaj që ta merrnin me të mirë e ta largonin i këndonin këngë të ndryshme.44

