Page 47 - Demo
P. 47
Ju moj lule gjith’ sa jini Moll’ – molla kuqe Moll’ e kuqe Pse s’këndon ti murga qyqe1 Nuselalë-Nuselalë- Ju moj lule gjith’ sa jini,të parën lule çin1 kini?- E para lulekaçezà2,e dyta manushaqeja,e treta lulvereja,e katërta trëndelina,e pesta lulemarina. 1 cilën; 2 lule me petale të bardha të verdheme ose vjollcë. Moll-molla kuqe,kampipiruqe,me shami të kuqe,vajza u bë nuse!11 Kur ikte insekti, fëmijët thoshin: “Iku, iku, u bë nuse”.Moll’ e kuçe,moll’ e kuçe,zenia Agimit1,ni nuse. 1 Vajzat që e lëshonin mollëkuqen mendonin se nga ikte ajo, andej do të fejoheshin vëllezërit e tyre. Pse s’këndon ti murga qyqe,pse s’këndon?2Kur të vij’ koha e verës,kur të mbushet mali gjethe,mali gjethe, fusha lule,fusha lule, fshati trima,fshati trima, lumi nuse,lumi nuse, sheshi çupa,ahere do këndonj’ unë. 1 Këndohej para ditës së verës. 2 Përsëritet pas çdo vargu.Nuselalë-nuselalë,nuselalë, moj e bukur,nuselalë, je si flutur,Nuselalë, nuselalë,a je çupë, a je djalë?Çupë? Vëllan’ burrë do ta jap.Djalë? Motrën nuse do ta jap.Elbasan, 1937 Durrës 1964 Kukës, 1982 Korçë, 1946 Vlorë, 1961Gjuha në këngët e motmotit. Këngët e motmotit janë të pasura me figura të tilla si përsëritjet, aliteracionet, onomatopetë, krahasimet, metaforat etj.Festat e motmotitNr. Festa e motmotit Data e festës1 Dita e Verës 14 mars (sipas kalendarit të vjetër festohej me 1 mars; në ndonjë krahinë edhe më vonë, sipas klimës)2 Përtëritja e natyrësNevruzi 22 marsVangjelizmoi 25 mars3 Llazoret/e Diela e Luleve mes prilli, një javë para Pashkëve (te katolikët me 18 prill, ndërsa tek ortodoksët më 25 prill)4 Eremia 1 maj5 Dita e Shëngjergjit 23 prill/ 6 maj (Ka dy data, për shkak të ngatërrimit të kalendarit të vjetër dhe të ri.)6 Rrëshajat në fund të pranverës, festë lulesh7 Shën Gjini 24 qershor, kishte lidhje me të korrat8 Shën Pjetri 29 qershor9 Festa e Malit 15 gusht 10 Shënmitri 26 tetor, kishte të bënte me zbritjen e bagëtive në kullotat dimërore11 Shënkolli 6 dhjetor 12 Kolendrat 23-24 dhjetor kur nis të përtërihet fuqia e Diellit dhe të zgjatet dita13 Buzmi 24 dhjetor14 Festa e Vitit të Ri 1 janar15 Festa e Ujit të bekuar 6 janar45

