Page 50 - Demo
P. 50


                                    Këngët e festave të motmotitCikli pranverorKëngët, vallet, zakonet, besimet dhe praktikat rituale të festave pranverore, që janë kremtuar thuajse njëlloj në të gjithë vendin, janë tradicionale shqiptare. Këngët e ciklit pranveror shprehin kënaqësinë shpirtërore për ardhjen e stinës së re, për përtëritjen e natyrës, për fillimin e punëve bujqësore, blegtorale etj. Njerëzit zgjoheshin herët në mëngjes, pa zbardhur drita, për të marrë ujë të ri me të cilin bëhej spërkatja rituale e njerëzve dhe e sendeve, e skutave kryesore të shtëpisë. (Të gjithë pjesëtarët e shtëpisë zgjoheshin herët që “të mos i mundnin qyqet”, duke i zënë kënga e tyre në shtrat.) Më pas bëheshin shëtitje në natyrë, mblidheshin lulet e para: manushaqe dhe lule të tjera të kohës. Ata zbukuronin me gjelbërime e lule të stinës shtëpitë, ahuret, vathën e bagëtive, koshin e hambarët e drithërave etj. Ndiznin zjarre pastruese në çdo shtëpi, lagje a fshat; të rinjtë e të rejat këndonin e hidhnin valle rreth zjarreve. Cikli i pranverës përfshin shumicën e këngëve dhe të festave popullore kalendarike: Dita e Verës, Dita e përtëritjes së natyrës (Nevruzi, Vangjelizmoi), Llazoret, Eremia, Shëngjergji, Rusicat.Dita e verës është nga festat më të dashura, më poetike dhe më pagane. Në darkën e kësaj feste këndohen këngë të veçanta, vendosen verore nëpër duar, midis lagjeve e fshatrave bëhen dialogë plot humor, gara zjarresh, lodra, urime, namatisje, pastrime e spërkatje me ujë të ri. Ritet, këngët dhe vallet e festave janë një pasuri me vlerë kulturore e popullit tonë.Po na vjen e bardha verë! Kuq-kuq si molla Ore zogj1 i ferrës Dita e verës“Po na vjen e bardha verë! joho verë1, ti na ardhsh me t’mira shumë,ti na ardhsh me djem shumë,ti na ardhsh me nuse shumë,ti na ardhsh me shtjerra shumë,ti na ardhsh me dhen shumë!1 Varg që shpreh harenë popullore për ardhjen e pranverës që përsëritet si refren. Kuq-kuq si molla, gjom-gjom si bari, i fort’ i fort si guri!11 Në repertorin e këngëve të kësaj feste ka vargje që recitohen në vende e çaste të caktuara, si p.sh.: kur shkojnë në agim për të mbushur ujë të ri te kroi, ku dhe shprehen dëshira për shëndet, forcë, bollëk dhe jetë të gjatë. Ore zogj i ferrës,na erdh Dita e Verës,Dita e Verës erdh e shkoi,lum aj si e përxhoi!21 zog.2 Këngët janë të thjeshta: thirrje magjike dhe dialogë me pranverën, natyrën, lulet etj. Kulti i luleve, bashkëbisedimet me festën, zogjtë, natyrën nxjerrin në pah karakterin pagan të këtyre këngëve.Moj zonj’e e uruarFle apo je zgjuar?Hidhi llozë derësSe erdh dit’ e verës.Ngreu nuse hap qilarë.Të gostit këta beqarë...11 Dita e verës është ngjarje me rëndësi e vitit. Populli e pret me gëzim. Në ditën e verës i këndohet dashurisë për jetën, gëzimit për të jetuar me shëndet e pasuri. Këngën e këndojnë të vegjlit që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar ditën e verës.Dibër, 1937 Bulqizë, 1970 Kukës, 1959Dita e përtëritjes së natyrës është një festë e lashtë, e cila lidhet me kthesën pranverore të diellit (ekuinoksin e pranverës) dhe njihet me emra të ndryshëm në krahina të ndryshme si Vangjelizmoi, Nevruzi, Dita e Zojës, Nunciata. Kjo del nga pikat e takimit të kësaj feste me kultet e “nënës së madhe”, të vdekjes dhe të ringjalljes së perëndive, që kanë qenë të njohura te disa popuj të vjetër të Mesdheut (grekët, romakët etj.). Ritin e vdekjes dhe të ringjalljes së perëndive e gjejmë të grekët e vjetër në lidhje me Dionisin dhe me ndonjë perëndi tjetër të pjellorisë, si dhe te romakët.KËNGËT E MOTMOTIT48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54