Page 51 - Demo
P. 51


                                    Ikëni gjarpërinj ikni shtërpënj Po bje dielli kika m’kika Jene po knon zogji more n’lapa t’ferrësIkëni gjarpërinj, ikëni shtërpënjse vjen i Vangjelizmoi,pa ju vret, pa ju pret,me kordh’ edhe me dyfek.11 Në mbrëmje ndizeshin zjarre me dëllinja. Të vegjlit tundin këmborët rreth shtëpive, oborreve etj., duke thënë vargjet që të trembnin minjtë, gjarpërinjtë etj. Po bje dielli kika m’kika,çohuni, cuca, se duel drita. Po bje dielli përmoj shpi,hajdi, cuca, për uj’ t’ri.11 Ditën e Nevruzit fëmijët ngriheshin pa aguar e shkonin në përrenj a në burime për të mbushur “ujë të ri”. Jene po knon zogji more n’lapa t’ferrës, po bajm shalihor1, more, Ditën e Verës. Jene, po knon zogji, more, n’lapa t’rrushit,po bajmë shalihor, more, Ditën e Novruzit.21shilarës.2Kënga këndohej kur fëmijët ngrinin shilarësit. Jug, 1878 Kukës, 1982 Kukës, 1982Llazoret, festë e rëndësishme pranverore. Edhe pse me emrin e një shenjtori të krishterë, zakonet e kësaj feste ishin, në përgjithësi, pagane. Gratë dhe të vegjlit shkonin shtëpi më shtëpi duke kënduar e uruar: për shtimin e familjes: “Sa lule mbi qershi aq trima në shtëpi; sa furka në kasolle, aq nuse punëtore”; apo për shëndet e mirëqenie: “Sa lule në Tomorr, aq dhen e dhi n’oborr”. Në disa krahina, Llazoret (gratë që shkonin nëpër shtëpitë fshatare për të mbledhur dhurata) merrnin me vete një kukull, të cilën e shëtitnin nëpër lëmë e shtëpi. Zakoni i kukullës, ka mbetur nga kulti i Dionisit. Me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë, festa dhe këngët kushtuar asaj, në përgjithësi ruajtën përmbajtjen e lashtë pagane.Llazoret ke dera1Llazoret ke dera,dil se po vjen vera. Llazore, llazoriska,due ven’ qi t’ban lariska.2Po sma dhe,ka qori,të shkoft’ plori3; ka carani,t’shkoft’ Shegani!Shëngjergj, Tiranë, 19491 Këngët e Llazoreve kanë pasur një përhapje të gjerë në fshatra të Kavajës, Shijakut, Durrësit e Tiranës, në krahinat e Jugut të Shqipërisë, madje edhe në arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë. Banorët ruanin të njëjtin emërtim të krishterë dhe kishin të njëjtat zakone e praktika rituale. Formulimet dhe shprehjet janë thuajse të njëjta: Arbëreshët e Greqisë, 1878: “Erdhi Lazeri mbi derë, bjeri pulësë të pjellë”;Kavajë, 1957: “O Llazore, llazoriska/ koqeven’ qi ban lariska”. 2 E zonja e shtëpisë i gostiste të vegjlit, me vezë, të cilat përbënin edhe dhuratën simbolike të ditës. Dhurata e vezëve është simbol i përtëritjes së jetës. Bëhej edhe nga egjiptianët e lashtë, babilonasit dhe persianët.3 plugu.Shëngjergji, në shumë krahina shqiptare, sidomos në zonat malore quhej kryeviti. Kjo ditë duhej t’i gjente shtëpitë e lyera me gëlqere, orenditë e lara, oborret dhe vathët e bagëtive të pastruara nga çdo shenjë e dimrit dhe njerëzit të veshur me rroba të reja.Në darkën e festës zbukuroheshin shtëpitë me degë të gjelbra e me lule, ndizeshin zjarre pastruese dhe këndohej e kërcehej si në darkën e ditës së verës. Që në agim, vajzat e nuset dilnin e rrokulliseshin nëpër livadhe, duke kërkuar përmbushjen e dëshirave të tyre. Vendosnin në kokë dhe në brez kurora kulprash “për të mos ndier dhimbje gjatë vitit”. Pa zbardhur drita, mbushnin ujë të ri, me të cilin bënin pastrime rituale. Spërkatnin skutat rreth shtëpisë dhe objektet e saj, hambarët etj. Nëpër ara nguleshin degë të gjelbra për pjellori. Shëngjergji kishte më shumë karakter blegtoral: u jepej bagëtive kripë e përzier me të gjitha lulet e barërat e stinës. Therej qengji më i mirë i tufës, gatuheshin ëmbëlsira me kulloshtër1, nisnin përgatitjet për shtegtimin e bagëtive në kullotat malore etj. Në disa krahina, mërgimtarët (kudo që të ndodheshin) ktheheshin në familje. Shëngjergji ishte festa që dallohej për pasurinë dhe origjinalitetin e lodrave popullore. Zakon i festës ishte lodrimi në kolovajzë (që merrte emra të ndryshme në krahina të ndryshme).1qumësht i trashë i bagëtisë që sapo ka pjellë.49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55