Page 52 - Demo
P. 52
Rrëshajat (Rusicat) festoheshin në zonat juglindore të vendit, në Korçë, Kolonjë etj., nga fundi i pranverës. Ditën e festës vajzat dhe nuset e reja dilnin shëtitje, mblidhnin lule dhe përkujtonin të vdekurit. Lulet ishin simbol i shndërrimit të shpirtit të të vdekurve. Një rit tipik i kësaj feste ishte varrimi i “nënës së diellit”. Në mbarim të ditës, vajzat e nuset shkonin e varrosnin anës së ndonjë përroi apo lumi një kukull prej balte. Me këtë rast, bënin të gjitha ceremonitë e varrimit: hapnin një si gropë ku vendosnin kukullën dhe vajtonin sikur të kishin përpara një vdekje reale, duke thirrur me ngashërim: “Nënë, moj nënë, kuku, erdhi dielli e s’të gjeti”.Cikli verorNë këtë cikël përfshihen festa, si: Shën Gjini, Shën Pjetri dhe Festa e Malit. Rituale karakteristike të këtyre festave ishin zjarret, ku digjeshin kashtërat dhe barërat e këqija dhe hiri i tyre i hidhej tokës për plehërim ritual. Në zjarre digjeshin edhe rrogoza të vjetër, kashtëra etj., për “pastrimin” e shtëpisë, dhe “për të djegur të ligat e dimrit”.Në disa krahina gjatë këtyre festave, sidomos në Shën Gjin, bëhej qethja e bagëtive.Emrat e shenjtëve të krishterë kanë zëvendësuar hyjni të lashta të popullit tonë. Për festën e malit bëheshin pelegrinazhe në majat më të larta të maleve që ndodheshin pranë krahinave të ndryshme. Vizitorët duhej t’i gjenin rrezet e para të diellit në majat e këtyre maleve. Pavarësisht përkatësisë fetare, atje bëheshin të njëjtat përkushtime dhe të njëjtat rite për nderimin e diellit, të njëjtat argëtime dhe të njëjtat kërkesa për përmbushjen e dëshirave të pelegrinëve.Trika-trika vjen Shën GjiniTrika, trika1, vjen Shën Gjini,vjen Shën Gjini, vjen Shën Pjetri,Vjen me zjarr në dorë2, vjen me drapër duke korrë.3Gjyres, Korçë, 19511 Fëmijët thurnin kurora prej një lloj bari të quajtur “triko” dhe me të në kokë qarkullonin nëpër fshat, duke kënduar këngë të këtyre festave. 2Njerëzit dilnin shëtitje në Ditën e Shën Pjetrit dhe mblidhnin disa lule të vogla të quajtura shënpjetër. 3 Meqenëse festat binin afër kohës së të korrurave, në to flitej për prodhime të bollshme. Cikli vjeshtorFestat popullore të kësaj stine ishin më të kufizuara. Në Rrëzë të Tepelenës, Kurvelesh, Shpat etj., 1 shtatori quhej kryeviti, ditë e vitit të ri për shkak të punëve bujqësore që kryheshin në vjeshtë. Festë e njohur gjerësisht ishte Shën Mitri që shënonte mbarimin e verës dhe fillimin e stinës së dimrit. Ashtu si festa e Shën Gjergjit, edhe ajo e Shën Mitrit kremtohej tek arbëreshët e Italisë e të Greqisë. Shën Gjergji dhe Shën Mitri, konsiderohen si mbrojtës të shqiptarëve në luftërat kundër osmanëve të shek. XV, të udhëhequr nga Skënderbeu, prandaj këto festa janë kremtuar nga arbëreshët me një nderim të veçantë.Cikli dimërorFestat më të rëndësishme të kësaj stine, të kremtuara me ceremoni rituale, ishin Shënkolli, Kolendrat dhe Buzmi4. Shënkolli (shenjtori i ujërave) ishte një festë që kremtohej me miq të shumtë ku flijoheshin kafshë. Ka diçka të ngjashme me Poseidonin, hyjninë e mitologjisë greke, ngjashmëri që vërehet edhe në popuj të tjerë evropianë. Kolendrat dhe Buzmi lidhen me përtëritjen e fuqisë diellore, me “kthimin e diellit për verë”. Në kohët e lashta, Kolendrat ishin festë e përgjithshme për Jugun e Veriun dhe kremtoheshin më 24 dhjetor. Në Shkodër kjo festë kremtohej me emrin festa e Kullanave, ditën që binte bora e parë.4në etnografi; kërcu i trashë, që vihet në zjarr natën e krishtlindjeve: Nata e Buzmit.50

