Page 53 - Demo
P. 53
5 Zakoni më i njohur i festës ishte gatimi i kuleçve që quheshin sipas krahinave: kuleç e kolendra (Korçë, Kolonjë, Përmet, Myzeqe), kullakë (Pogradec, Berat), kullana (Shkodër). Këngët e kolendrave dhe të kullanave, këndoheshin nga grupe të rinjsh, që shkonin shtëpi më shtëpi, duke uruar, si në festat e tjera, për shtimin e familjes me “djem e nuse punëtore”, për shëndet e mbarësi në prodhimet bujqësore e ato blegtorale etj. Zakonisht fëmijët e vegjël që shkonin në grupe, gostiteshin me dhurata të ndryshme, sipas rastit, me kuleç që bëheshin posaçërisht për atë festë, me fiq të thatë, arra, portokaj etj.O kolendra melendra Mirëdita për kullanaO kolendra melendraMirëdita, moj kadënë,mirë sod, mirë mot,ashtu dalç për shumë mot!Dil, kadënëz’ e shtëpisë,hap herën e perëndisë, nxir kullakn’ e zotërisë.Dil, moj, dalç e bardhë,gjer mot me një djalë.Dil, moj, dalç e kuqe,gjer’ mot me një nuse!5Mirëdita për kullana,me një par’ kupa t’argjana!Mirë sod e mirë mot,na ndihmo, i lumi zot!Del, zoja, zoj’ e shtëpisë,me kulaç të zotënisë!Del e del e dalç e bardhë, sod me barr’ e mot me djalë!Këtu ka një shej’ të mirë, shej’ të mirë!Kalë kamëbardhë, vithe të prarueme,zojë të ngarkueme.Apo del, apo shkojmë?5Jug, 1878 Shkodër 1878Në një kohë me kolendrat binte edhe festa e Buzmit, e cila është kremtuar deri vonë nga krahina të besimit katolik të Shqipërisë së Veriut. Buzmi është një nga festat më të lashta e origjinale të kremtimeve tona popullore. Me seriozitet të veçantë përgatitej dhe sillej në vatër objekti simbolik i festës – Buzmi.Po vjen Buzmi bujar me gjeth e me bar;me edha, me shtjerra, mbas tyne – vjen vera.6Shalë, Shkodër 1923Nderimi i malësorëve për këtë festë, ishte aq i madh saqë emrin e saj e kishin futur deri në formulat e tyre të besimit: “Për natën e Buzmit! Pasha Buzmin nuk e kam ba çat punë!”. Në disa krahina të Veriut, natën e Buzmit u vinin rrotull arave, duke shkrepur një dru të ndezur dhe duke përsëritur vargjet: “Gac’ e karricë7, gac’ e shterrinj” që donin të thoshin: “Sa gaca (shkëndija) dilnin nga shkrepja e drurëve, aq karrica (masë) bereqet apo shtjerra marrshim”. Në disa zona natën e Buzmit bënin nëpër ara rrathë me kashtëra të lashtash e kallamboqi të ndezura dhe uleshin në qendër të tyre për të ngrënë ushqimet rituale të festës. Ky rit të kujton një prej simboleve karakteristike të kulteve ilire, diellin, që përfytyrohej si një disk i zjarrtë. Në disa fshatra të tjerë, brenda këtyre rrathëve shtohej edhe një kryq, i formuar prej degësh të ndezura. Ritet e Buzmit vazhduan të jetojnë deri vonë në mbarë krahinat shqiptare, afërsisht deri mbas gjysmës së dytë të shek. XX.6Një djalë me prindërit gjallë, trokiste në portë dhe njoftonte me këngë ardhjen e Buzmit. Kryefamiljari e priste dhe e vendoste me nderim Buzmin në vatër dhe e gostiste, duke vënë në një skaj të tij, pak nga çdo gjë që kishte në sofër: pije, gjellë, ëmbëlsira, pemë etj. Sofra lihej e shtruar dhe drita e ndezur gjithë natën, duke menduar se do të vinin shpirtrat e të parëve.7njësi matëse.S T U D I M T E K S T I 1. Plotësoni tabelën me festat e motmotit sipas cikleve stinore.CIKLI pranveror veror vjeshtor dimëror51

