Page 56 - Demo
P. 56


                                    Ajo dëshmohet edhe nga autorët e parë të gjuhës e të letërsisë shqiptare: Buzuku, Budi, Barleti, Frang Bardhietj. Dëshmia e parë për gjëmën vjen nga Barleti që përshkruan gjëmën e Lekë Dukagjinit për vdekjen e Skënderbeut (1468).Gjëma e popujve të tjerë. Gjëma e shqiptarëve ka ngjashmëri me gjëmën e burrave të vendeve të tjera.Gjëma e Gilgameshit për Enkidujin (Epi i Gilgameshit), Gjëma e Akilit për Patroklin (Iliada) etj. Gilgameshi, ulërin, vajton, shkul flokët, shqyen rrobat, vesh rrobat e zisë, vajton e bën gjëmë për shtatë ditë. Akili lyhet me hi e blozë, çjerr fytyrën, shkul flokët, rreh gjoksin me grushte, gratë vënë kujën etj. Edhe poeti romak Ovidi shkruan për një zakon të tillë: “Atëherë tri ose katër herë me radhë në intervale thërrisnin të vdekurin”.Gjëma e Gilgameshit për Enkidujin Gjëma e Akilit për PatroklinAtëherë Gilgameshi zhbrehet n’vaj: “Mik, Enkiduj, ku t’mbetën forca e zëri, kështu ç’të gjet, o i mjeri Enkiduj? Luan i fortë, mëzat i egër ishe,sikurse një gazelë e shpejtë m’ishe.Ty të kam dashur, ty si vëlla të kisha, të bëra t’parë mbi të gjithë parinë.Ty në Uruk të donin gratë e bukura.Në mal të Cedrit bashkë me ty vajta,as ditë as natë, o Enkiduj, s’m’u ndave.Në Uruk t’pamposhtur sollëm kryet e Humbabës, prej djajsh t’çliruar malsorët na bekuan.e vramë demin, nga qielli dërguar, gulçimi i tij helmues ndoshta t’goditi?Ndoshta hyjnitë e larta emër nuk dhanëdemin e egër – nga qielli dhunti – ta vrasim për urrejtje ndaj Ishtares”. [...]Porsi luani shqirret e thërret vaj: luron si luaneshë qëlluar shtizash;flokët i shkul, i hedh, teshat i shqyen,petkun e zisë e vesh, të pluhurosur.posa e para rreze vesën treti,prapë Gilgameshi zhbrehet n’vaj e gjëmë.Gjashtë net e ditë e qan Enkidujinderi në agim të shtatë e lë mbi dhé.Të shtatën ditë ai mikun e varros – pastaj braktis qytetin e Urukut.Epi i Gilgameshit, kënga VIII (v. 6-22; 40-49)Mjegull e zezë mbështuell Akil Pelidin, të dyja duert me hi e blozë i mbushimbi kokë i shprazi e t’bukrën ftyrë zhigati,dhe guna e tij që nektar kundërmonteu flliq me blozë. Në pluhun shtatviganisa gjanë e gjatë u shkrrye. Me dyja duerëtflokët gafrroi e me fitila i shkuli.E gratë robina që i grabiti Akilitok me Patroklin, nga vajtimi i burrit,pikllue në zemër, për një herë vunë kujen, jashtë çadre u turrën dhe rrethuen Akilin, tue rrahë me grushte gjoksin sa ku mundshin,gjunjët nga idhnimi e lëshuen secilën.N’anë tjetër dëneste Antiloku e qante, dhe duert ja mbante Akilit që vajtonte,pse kishte frikë n’fyt mos e therte veten.Gjamë t’madhe bani Akili trimi i trimave,dhe e ndeka e ama e tij e përnderueshme,që ndenjë prani t’jatit plak n’plaskojt’ e detitme gjamë ja priti, e rrotull saj u mblodhëngjitha hyjneshat, bijat e Nereos,(që kanë banesën në plaskojt’ e detit: [...]Ato hyrî shpellën e ndriçme e mbushëntue rrahë me grushte gjoksin sa ku mundshnin.me gjamue gjamën nisë Tedita e para... Iliada, libri XVIII (v. 26-48... 61-63)Gjëma është një dukuri e lashtë në traditën e popullit tonë, e cila me kalimin e viteve është rrudhur në hapësirë dhe shndërruar në kohë, duke kaluar nga gjëma kolektive në individuale, nga krijimtari me pak vargje, në krijimtari me më shumë vargje. Gjëma aplikohej nga Veriu deri në Jug. Në Veri: nga Kruja deri në Mal të Zi e Kosovë: Mirditë, Reç (Dibër), Arrë (Lumë), Malësi e Madhe, Kelmend, Mal të Zi, Malësi e Gjakovës etj. Në disa krahina, si Rrafsha e Lumës, nuk praktikohej. Gjëma e Kelmendit është e afërt me gjëmën e kreshnikëve, është vazhdim i tyre. Përdorimi nga të gjithë shqiptarët e shprehjeve “T’bëfsha gjëmën”, “Të bën gjëmën”, dhe e fjalëve “gjëmëzi” dhe “gjëmëzezë” (për ata që shkaktojnë gjëmë, d.m.th., një vdekje), tregon se gjëma ka qenë praktikë e njohur nga shqiptarët. Në Jug, gjëma dëshmohet në Kurvelesh, në Breg të Detit, në rrethin e Vlorës, e praktikuar nga burrat, me vaje a ligje.54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60