Page 57 - Demo
P. 57


                                    “I mjeri û”Gjer Pllumi (Bogë) bërtet Dedë Elezin prej Boge, që vdiq në 12 Shkurt 1928 plak nëntëdhjetë e sa vjeç.Eh – eh – eh ...,I mjeri û, Ded Elezi, I mjeri û, për ty e për kum1 t’zi tatin, I mjeri û, për ty ndera e bajrakut, I mjeri û, o Dedë, i mjeri û , o vlla!I mjeri û, o vlla i em dasmori, I mjeri û, o vlla i em pesori2, I mjeri û, o vlla i em festari3, I mjeri û, o vlla i em shtegtari, I mjeri û, o vlla i em punëtori, I mjeri û, o vlla i em çobani, I mjeri û, o vlla i em nishani4, I mjeri û, për ty e për robt e tu!I mjeri û, i zoti i konakut,I mjeri û, o lulja e bajrakut, I mjeri û, o shtylla e llogorit5,Mjeri û o zana e mizorit6,Mjeri û o ndera e miqve,Mjeri û o mera7 e anmiqyet, Mjeri û e për emën tat, Mjeri û për ty e emën harrue, Mjeri û për ty e për at hise shkretue, Mjeri û për ty e për at për kryet tat, Mjeri û për ty e për ata sy verbue, Mjeri û për ty e për ata mustakë rufçue8, Mjeri û për ty e për at gojë shkrumbue, Mjeri û për ty e për at gjuhë shkurtue, Mjeri û për ty e për ato duer kryqzue, Mjeri û për ty e për at kryq roqkue9, Mjeri û për ty e për ato kambë t’shkurtueme,Mjeri û për ty e për ato armë t’palueme, Mjeri û për ty e për shtat të rrxuem, Mjeri û për ty e për shokë të tu, Mjeri û o uzdaja10 e shokëve, e rrnesa e robie. Po a kshtu mbahet konaku, o vlla?Po a kshtu zotohet malli, o vlla?Po a kshtu ruhet gjaja, o vlla?Po a kshtu nderohen miqt, o vlla?Po a kshtu merohen anmiqt, o vlla?Po a kshtu çtohen11 hiset, o vlla? Po a kshtu rriten fiset, o vlla?Po a kshtu çtohen plagjet12, o vlla?Ritet e gjëmës së burrave në Shqipëri. Sapo marrin lajmin e vdekjes, burrat së bashku me gratë pas tyre nisen për në shtëpinë e të vdekurit. Me të mbërritur, burrat qëndrojnë kundrejt shtëpisë së të vdekurit, rreshtohen nga të dyja anët dhe bërtasin dy herë: “Mjerë unë për ty, miku dhe vëllai im”. Në oborr të shtëpisë thërrasin kështu katër herë në këmbë. Britma përsëritet 6, 12 dhe 24 herë. Mbasi hyjnë tek i vdekuri, thërrasin prapë dy herë, rrahin gjoksin prej dhimbjes dhe ndahen njëri prej tjetrit, duke rrethuar vigun, pastaj thërrasin prapë dy herë dhe rrahin trupin e vet në këmbë. Në fund bien në gjunjë. Gjatë këtij rituali, një grua, vajtorja, mban zërin duke vajtuar. Skema e gjëmës nuk ishte krejt e përcaktuar. Sipas kanunit të Lekës: “Kanu asht me ba gjamë mbi të dekunit tri herësh, tuj përsëritun fjalën “I mjeri un!” nandë herësh”.Gjëma si kërcim. Gjëma bëhet vetëm nga burrat. Për shkak të ritmit e lëvizjeve të gjëmëtarëve, gjëma konsiderohet si një valle mortore. Në ritualet mortore, kërcimet kishin një vend të rëndësishëm. Kur i vdekuri ishte çoban kërcimi shoqërohej me ritmikën e këmborëve të deleve ose të dhive. Gjëma kolektive (3-5 gjëmëtarë). Në gjëmën kolektive, gjëmën e fillonte njëri, të tjerët dëgjonin. I pari thoshte fjalë dhe bënte pauzën e parë me britmat eh, eh, eh!, duke ecur e duke rrahur gjoksin me grushte. Kur ai zinte vend për të vazhduar gjëmën, fillonin të gjithë gjëmëtarët secili me fjalët e veta, duke iu drejtuar të vdekurit. Pastaj ecnin pothuaj paralel duke rrahur gjoksin dhe duke shqiptuar pasthirrmat eh, eh, eh. Fjalët i thoshin në vend, veprimet në ecje. Te vigu binin mbi të vdekurin dhe pastaj ngushëllonin të afërmit e të vdekurit. Të qarët me bote përdorej në Gjirokastër. Një nga të afërmet e të vdekurit, me vajtimin e saj, kryente funksionin e së parës së vajtimit (korifeut) dhe gratë e tjera në kor, thoshin refrene, me anën e të cilave tregohej veçanërisht afria familjare. Ky vajtim koral praktikohet edhe sot në disa vise të tjera të Shqipërisë. Veçoritë e gjëmës:- gjëma ishte vajtim burrash për burrat; - gjëma ishte fillimisht më e shkurtër se vaji i grave;- gjëma bëhej brenda shtëpisë, jashtë shtëpisë, në varrezë; - gjëma ishte individuale ose korale (3-5 gjëmëtarë);- gjëmëtarët ishin profesionistë që shprehnin me zë dhe gjeste dhimbjen për të vdekurin.I mjeri û, vlla, çë bâke!I mjeri û: eh, eh, eh!Visaret e kombit, vëllimi III, f. 184-185, Tiranë 19551 mandat, lajm i zi, thuhet edhe kumtim. 2 ai që shkonte të fejonte vajzën.3 ai që shkon në festë. 4 njeri i shënuar ndër shokë.5 trim si zana.6 shpartallues i fuqive armike.7 tmerri.8 të ngatërruara. 9 shpresë.10 i këputur në kryq; i thyer.11 shtohen.12 këtu: shtohen konakët. 55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61