Page 60 - Demo
P. 60
GJËMA DHE VAJET Vajtimet e gravePërmbajtja, struktura dhe llojet e vajtimeve. Vajet praktikohen në të gjitha viset shqiptare, në Veri e në Jug. Në vaje lavdërohen jeta dhe virtytet e të vdekurit, dhe shprehet hidhërimi i thellë për ndarjen nga jeta e familja. Te vajtimet e grave bëhet hyjnizimi i të vdekurve. Këngët e përvajshme nuk bëjnë pjesë në vaje. Vajtimet e grave për sa i përket temës ndahen në: vaji i nënës, vaji i motrës, vaji i gruas, vaji i bijës, vaji i mikeshës. Haset edhe ndarja: vaje për burra, për gra, për fëmijë, për vajza, për djem.Vajtimet janë individuale (një grua vajton e vetme, pa u ndjekur nga gratë e pranishme) ose korale (në grup) me ligje.Oj, shoqe, hajde t’vajtojmë,njana-tjetrën mos ta ranojmë,se kapedanët rrinë në kishë,po ky a kanë nji çoban dhish.Vajtimet korale realizohen në dy mënyra: - në mënyrën e parë njëra grua vajton me fjalë, të tjerat përsërisin refrenin e saj; - në mënyrën e dytë, gratë ndahen në dy grupe: sa mbaron njëri, vazhdon tjetri (në disa raste grupi i dytë kundërshton të parin).Lashtësia e vajeve. Dëshmia më e hershme për vajtimet, para kohës së Skënderbeut, është “Ajkuna qan Omerin”, vajtim i cili ka një strukturë moderne. Ky krijim tregon se gratë e Veriut dhe të Jugut kanë bërë vaje prej shekujsh. Dëshmi e shkruar është ajo e udhëtarit turk Evlija Çelebi, i cili, gjatë udhëtimeve të tij nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë (1670) ka lënë shënim për vajtimin në Gjirokastër. Në përgjithësi të vdekurin e vajtojnë gratë.Njëra, ajo më e afërta a më e dashura shpreh ndjenjat e dhembjes së saj, ndërsa të tjerat përsërisin thirrma vajtuese. Vajtimin e bëjnë zakonisht familjarët dhe miqtë e të vdekurit. Në raste të veçanta merren për vaje gra që dinë të qajnë. Gratë vajtojnë si shoqëruese të gjëmëtarit, në shtëpinë e të vdekurit, pranë të vdekurit, në varreza, gjetkë, ditën e vdekjes, gjatë ditëve të vdekjes pranë rrobave të të vdekurit; çdo të enjte e të diel, deri në tre vjet ose edhe pas shumë vjetësh. Gratë që vajtojnë të vdekurin burrë ose grua (vajtimoret) janë pa pagesë (nënë, motër, grua, bijë) ose profesioniste me ose pa pagesë. Vajtimoret me pagesë quhen vajtose ose vajtojca.(Fillimisht ishin pa pagesë, pagesa ka lindur më vonë.)Mjetet gjuhësore dhe stilistike të vajeve. Ka disa ndryshime mes gjëmave dhe vajeve. Në Labëri qajnë me ligje edhe burrat. Vajet me \afërmit që u kanë vdekur para dyzet a pesëdhjetë vjetësh, madje edhe ata të para 90 vjetëve. Çdo të dielë, të gjithë të afërmit e të vdekurit mblidhen në një shtëpi të parregulluar dhe përshpirtja bëhet duke marrë vajtare profesioniste me pagesë, të cilat qajnë e vajtojnë me të madhe, me lotët rrëke e me zë shumë të lartë. Në këto të diela, nga poterja e zhurma e madhe askujt nuk i bëhet të rrijë në qytet. Gjirokastrën e pagëzova “qytet të vajtimit”. Çudi e madhe është se si vajtorët profesionistë derdhin lot e vaj me aq mallëngjim, më shumë se për të afërmit e vet, për dikë që ka vdekur para njëqind vjetësh e që nuk e kanë as njeriun e tyre. Dhe ç’vajtim, pa! Nuk dinë të ndalen, veçse kur janë rraskapitur fare e i ka marrë uria.” Seyahatname, VIII, 355aVaje (vajtime) Këngë të përvajshme (të përzishme)Për njerëz Për kafshë këngë epiko-elegjiake këngë elegjiake për të rënëtSipas subjektit krijues Sipas mënyrës së realizmit Subjektit që qahet - kurbeti- nizami- baladaBurra Gra individuale koraleburragjëma vaje burra gra bariu58

