Page 61 - Demo
P. 61
ligje janë më të arrira artistikisht se gjëmat dhe përveç praktikave zakonore të lashta, mbartin edhe vlera të shumta poetike. Ato kanë karakter improvizues dhe dallohen për pasurinë e figurave stilistike, si: krahasime, epitete, metafora, personifikim, përsëritje, refrene onomatopeike, pyetje retorike, thirrje të të vdekurit, mallkime etj. Nëpërmjet tyre portretizohet me respekt të madh i vdekuri.Vajtim për djalin 10-vjeçar Vajtim për zonjën e shtëpisë Vajtim për nusen e reO trëndafili burbuqe,Lule jeshe, u këpute1; O trëndafili taze,U këpute e vade.Lumthi ai copë vend,Që pret këtë cop’ ergjënt2;Lumthi ai copë var,Që pret këtë copë ar2. I hoqe qyçet e brezit,si trimi armët e mezit;3emërin e keshe grua,Po jeshe trim’ e fajkua,Vërje pëqinë ndë bres,mbaje punënë me erz.O vitoreja ndë mur,Tek rrije, lëshoje nur.Gjithë jetën me nder,Të buronte goja sheqer.E mir purtek’ e artë,faqebardheja si kartë.Moj e bukura prej nurit,si thëllëza majë gurit.O e shpejtë si shigjeta4,Ku do të shkojë jeta?...Ku do ti ta shkosh beharë?...nga yt shoq, nga ne e ndarë? 5...Moj e hequra si bari,e kulluara si ari,gëzimzezë që s’gëzove,jetënë s’e trashëgove!Rrëzë, Përmet Rrëzë, Përmet JugNjë ndër vajet më të njohura është vajtimi i dhimbshëm i nënës malësore nga Gruda.Oj lulja e ballit t’em – o!Kur ka qenë mirë me ndjellë zi, Hej ... Hej1mori loke, mori bijë2?Qyqja, e mjera unë, në këtë shtëpi!A të qaj veten, a të të qaj ty,të qaj vllazni a të qaj bajrak,të qaj Malsinë përreth e qark?3Oj zemra e eme bij! Hej ... Hej [...]N’fund e n’maje le t’lëkundet!T’kjaj mbi ty-o sa ku t’mundet!Oj e mjera nanë për ty! Hej .... Hej [...]Le t’hi n’vorr me çikë të re:Ate dekun e mue gjallë,T’dyja n’vorr t’na mblojë nji zallLoçka e eme bij-ooo Hej ... Hej [...]Zemërplasta nanë për ty,Të tanë jeta m’u lidh ny’Oj lulja e ballit t’em –ooo Hej ... Hej [...]Drita e diellit – futë e zezëRrezja e qiellit – gurë le t’qesë,Bora në bjeshkë e zezë u ngriftë,Lulja në fushë e thatë mbiftë!5 [...]Të tanë pajën tek e ke,Me te t’kalbesh për nën dhe,Oj e mjera un për ty! Hej ... Hej [...]Ta qaj vendin me lot gjaku,T’i bëj gjamin mbarë bajrakut; [...]Nëna vajton vajzën e re që nuk arriti ta jetojë jetën sa duhet. Vajtimi është i gjatë 180 vargje. Nëna qan e dëshpëruar vajzën e re, të bukur, të ndershme, të urtë. Vajtimi është i mbushur me figura retorike (epitete, metafora, pyetje retorike etj.). 1 Vajtimi ndahet në grupe vargjesh në fund të të cilave ofshan (hej... hej) dhe bën një pauzë të shkurtër për të nisur sërish.2 Vajtimi fillon me thirrorin që paralajmëron vajtimin e një njeriu që do të shprehë helm të madh, por edhe që ruan kthjelltësinë e mendjes. 3 Vajtimi fillon për vajzën, por pastaj nëpërmjet shkallëzimit, merr përmasa gjithmonë e më të mëdha, dhe përfshin familjen, vëllazërinë, fisin e gjithë malësinë. Vdekja ka ndodhur në rrethana tragjike për vendin, pas vendimit për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj vajtimi i nënës bashkon dhimbjen për humbjen e bijës me atë për masakrën e pushtuesve. 4Këto vargje shumë të bukura tingëllojnë si një mallkim i tmerrshëm për natyrën: të shuhet drita e dielli, rrezet e dritës të shndërrohen në gurë e të qëllojnë tokën, bora të nxihet, lulja të mbijë e thatë. 1 metaforë2 epitet3 krahasim4 apostrofë5 pyetje retorike59

