Page 62 - Demo
P. 62
Hiq kanun e mos ven ligj,Kemi mbetë si vathë pa grigj!6 [...]Bija e eme nën dhe t’zi! Hej ... Hej Me ty lokja edhe ’i fjalë ka,Se për s’shpejti don me u da.Me u da tejet përgjithmonë.derisa t’shihemi n’tënzonë!Kur të shkojsh n’at jetën tjetër,Babë e vllazën e kushrij,M’i merr ngryk-o nji kah nji!M’u kallzo si shkojmë na jetën:Shndosh e mirë me dishrue dekën!Diftou burrave t’Malcisë,Si shkoi halli i Shqyptarisë7: [...]Qyqja nanë, qyqja Shqipni,Hot e Grudë të Malit të Zi,8Bija ime nën dhe të zi! Hej ... Hej [...]Ti m’u rrite si mollë n’gembE m’u bane çikë me mend. [...]T’përcjell lokja der’ te gropa,Zemra e nanës copa-copa. [...] Grudë, Mal i ZiKëngë popullore lirike, fq. 250-254, TiranëVajtimi për kafshët. Veç vajtimit për njerëzit, njihen edhe vajtimet për kafshët.Shumë i famshëm është vajtimi i Musa Abdylit nga Luma, i cili pasi vrau pa dashje Balën, zagarin e tij, i detyroi gratë që ta vajtojnë atë.Balë, he Balë,vera to dalë,he Balë, leprëjt t’u trazue, Musa to i çëllue,he Balë.Balë, he Balë,vera to dalë, he Balë,fusha to lulzue,gjethi to shpalue,he Balë.Balë, he Balë,Shëngjergji to ardhë,he Balë,gjethi to shpalue,çiçja to kënue, he Balë.Balë, he Balë,vera to ardhë,he Balë,lulet to lulue,shqerrat to blegrue,he Balë.Balë, he Balë,vera to dalë,he Balë,leprëjt t’u trazue, Musa to i çëllue,he Balë. Përbreg, Kukës, 19825 Nëna bën mallkimin e tmerrshëm, sepse me vrasjen e bijës së saj është shkelur kanuni që nuk lejon të vritet një femër.6 Nëna e porosit vajzën çfarë t’u thotë atyre të botës tjetër kur ta pyesin për çfarë ndodh në atdhe. 7 Nëna me zemër të copëtuar shtjellon fatkeqësinë kombëtare. Ajo është një nënë shqiptare për të cilën liria kombëtare nuk mund të krahasohet me asgjë.Gjëmat Ligjet- bëhen në Veri- kryhen nga burrat- janë të gjata- bëhen në Jug- kryhen nga gratë- janë të shkurtraVendi dhe koha e vajtimeveVendi (ku) Koha (kur)- në shtëpinë e të vdekurit;- pranë të vdekurit;- në varreza;- pranë rrobave të të vdekurit;- gjetkë.- ditën e vdekjes;- gjatë ditëve të vdekjes;- çdo të enjte dhe të diel;- deri në tre vjet;- pas shumë vjetësh.“Gjama është për burrat, vaji për gratë”.Proverb 60

