Page 63 - Demo
P. 63
1. Çfarë shprehet nëpërmjet vajeve? Si e paraqesin të vdekurin ato? 2. Cilat janë tiparet e vajtimeve të grave? Kur dhe ku realizohen ato? Hapësira dhe koha e vajtimeveHapësira (ku) koha (kur)3. A bëjnë pjesë këngët e përvajshme në vaje?4. Si ndahen vajtimet e grave për sa i përket temës? 5. Vajtimet janë individuale dhe korale. Shpjegoni elementet e përbashkëta dhe dallimet mes tyre. Në sa mënyra realizohen vajet korale? Si veprohet në secilin rast?Vajet individuale Vajet korale6. Cili ishte roli i vajtimoreve vajtose ose vajtojca? A kanë lidhje gjaku me të vdekurin? 7. Shpjegoni ndryshimin ndërmjet gjëmës dhe vajit. Cilat janë më të arrira artistikisht: vajet me ligje apo gjëmat? Ilustroni me shembuj (nga teksti ose të tjerë).8. Si del koncepti për vdekjen te vajtimet e grave? 9. Cilat janë elementet pagane te gjëmat dhe vajet? 10. Si ndikon vajtimi në psikologjinë e njeriut?11. Ku dëshmohet lashtësia e vajtimeve të grave? Cila nga dëshmitë është më e hershmja? 12. A ndiqen edhe sot rite të tilla?13. Te vajtimi “O gjarpri pika-pika”, analizoni elementet e kuptimit, të strukturës, të formës, të gjuhës dhe të figuracionit. “O gjarpri pika-pika” O gjarpri pika-pika, Kollaj s’të qasej e liga.Gjarpër e astrit ndë udhë,Mik me turq e me kaurë.Ngrehu se të kërkon vendi,Se të bën lazëm kuvendi.Zemra jote me çika,Syri yt me shtatë drita, Kur shkoje sokakut tutje,Me shtatë nure mbi supe,Kordhën e mbaje me dhëmbë,Dufekn e çareje1 me këmbë. (Rrëzë, Përmet)Elementet e kuptimit Elementet e strukturës Elementet e formës Elementet e gjuhës Elementet e figuracionitS T U D I M T E K S T I Detyrë 1. Në krijimin “Ajkuna qan Omerin” (i njohur si “Vajtimi i Ajkunës”) zbuloni elementet e vajit. Kush vajton dhe kë? (Klasifikojeni sipas temës dhe llojit.) Ku ka vdekur?Si paraqitet lidhja e nënës me të birin?Si paraqitet i vdekuri? Cili është koncepti për vdekjen?Cili ton përshkon krijimin?Si është komunikimi me elementet e natyrës dhe si funksionon ai?Si paraqitet komunikimi midis dy botëve?Cilat janë lokucionet thirrmore dhe figurat letrare?2. Përse nëna kujton kohën kur djali ishte në jetë? Çfarë mesazhi përcjellin vargjet e mëposhtme?A thue gjogun me ta prue,del ndo’ i herë për me lodrue,bjen dër gurra me u freskue.1e shkrehin.61

