Page 64 - Demo
P. 64
KËNGËT E DASHURISË Larmia e lirikave të dashurisë\konflikt, konflikt me shoqërinë, me familjen, me zakonet, me pronën me gjithçka. Dashuria ishte një rrebesh i paligjshëm, por i tmerrshëm. Në jetën e tij populli, në shumicën e rasteve nuk e ka pranuar dashurinë, kurse në artin e tij nuk e ka dënuar kurrë. Nuk ka asnjë këngë dhe asnjë varg kundër dashurisë. […] Dashuria në poezinë popullore është përgjithësisht një ndjenjë dramatike e parealizuar, një ëndërr ose ndarje e gjatë.” Ismail Kadare, Autobiografia e popullit tim në vargjeFolklori, lidhet me të gjitha segmentet që përbëjnë traditën kulturore të një populli, pa të cilën identiteti i tij nuk mund të dëshmohet. Ndër këto segmente, erotika pa dyshim, zë një vend kryesor. Fjala “erotikë” vjen nga greqishtja e vjetër (erōtikós, “që ka të bëjë me dashurinë”, rrënja e së cilës është “eros” érōs, “dashuri fizike”. Erosi ishte perëndia e dashurisë dhe vetë dashuria, i biri i Aresit, zotit të luftës dhe i Afërditës, hyjneshës së dashurisë dhe bukurisë.Këngët folklorike të dashurisë, të quajtura ndryshe “erotike” përfshijnë ato këngë, teksti i të cilave ka si temë kryesore erotizmin në kuptimin e përgjithshëm të fjalës. Ato marrin emërtime të ndryshme në zona të ndryshme: në Veri njihen me emrin “këngë të buta” ose “moj e mira”, ndërsa në Jug me emrin “këngë sevdaje” ose “këngë për miken”. Këngët e dashurisë janë më të përhapurat ndër krijimet folklorike dhe vazhdojnë të përdoren në mjedise familjare e shoqërore, kudo ku ka shqiptarë. Vargjet e tyre, përveç aspektit dashuror përcjellin edhe përmbajtje filozofike e shpirtërore. Dashuria është prore pjesë përbërëse e jetës së të rinjve. Ndër shekuj, ajo ka përcaktuar kuptimin e vazhdimësisë së jetës dhe ka frymëzuar muzikën e këngën si të tillë.Kënga dhe dashuria kanë pësuar ndryshime shprehëse gjatë historisë, por në thelb ato kanë mbetur të njëjta për sa i takon fisnikërisë, shpirtit dhe shprehjes së idealit estetik popullor nga brezi në brez. Hulumtimi i erotikës në krijimtarinë folklorike të një populli, na dëshmon se si simboli, metafora, miti dhe gjuha e këtyre teksteve, mund të ndihmojnë në ndërtimin e portretit psikologjik të një shoqërie konservatore, siç është shoqëria jonë.Në letërsinë tonë folklorike, këngët e lirikës erotike zënë një vend të veçantë dhe hasen dendur në krijimtarinë e të gjitha krahinave nga jugu në veri. Duket sikur ka një kundërshti midis fondit mjaft të pasur të krijimtarisë erotike në folklor dhe mendësisë së theksuar patriarkale të mjedisit shoqëror dhe zakoneve (kanunit të Lekë Dukagjinit), të cilat nuk e pranonin dashurinë. Kjo mund të shpjegohet sipas një dukurie të natyrshme të psikikës njerëzore: pikërisht aty ku shtypja dhe izolimi janë më të mëdha, aty burojnë edhe pasionet më të fuqishme. Pra, mund të thuhet se pengesat, ndalimet, tabutë, që kanë vepruar e vazhdojnë të veprojnë në shoqërinë tonë, kanë prodhuar veçse të kundërtën.Këngët e dashurisë pasqyrojnë ndjenjat e pastra të popullit, idealin e shqiptarit për femrën në veçanti dhe për familjen në përgjithësi. Populli ynë i ka shprehur qëndrimet e veta më mirë në këngë sesa në jetë, qoftë qëndrimin e vërtetë ndaj gruas, qoftë vizionin e tij të përparuar për jetën dhe marrëdhëniet midis gjinive. Kanuni i Lekë Dukagjinit e përjashtonte dashurinë si bazë për krijimin e familjes. Madje e konsideronte si shenjë të dobësisë së burrit. Pjesa më e madhe e këngëve të dashurisë burojnë nga pengesat që has dashuria. Sipas kanunit “Burri nuk e tregon kurrë hapur dashurinë për gruan e tij; martesa është një kontratë ekonomike dhe jo dashurie”. Populli u bindej zakoneve formalisht, por nuk e mohoi asnjëherë dashurinë në shpirtin e tij. Në këngët e dashurisë të popujve të Ballkanit vihet re njëfarë kulti për femrën, dhe Gurë-gurë bahet kalaja,fjalë-fjalë fliten bejtet;herë ngaherë shtohet sevdajasi bari kur lëshon gjethet.62

