Page 65 - Demo
P. 65


                                    ndonjëherë edhe një qëndrim poshtërues ndaj saj, kurse në këngët tona të dashurisë nuk shfaqet as njëri qëndrim, as tjetri.Lirika jonë erotike është e pasur dhe e bukur. Populli e ka konceptuar dashurinë si një ndjenjë të pastër dhe të fuqishme që e fisnikëron dhe e lartëson njeriun:Hapi sytë e zezë,të na sjellsh beharë!Kto qerpikt e syve tu,Jan melhemi i zemrës sime.Kur bahen dy zemra bashkë,Gja ma mirë nuk ka n’dynja.Fanatizmi, prapambetja dhe zakonet ndrydhëse nuk i zbehën cilësitë dhe ndjenjat e pastra njerëzore të popullit. Të rinjtë ngriheshin mbi paragjykimet dhe patriarkalizmin, mbronin dëshirat dhe ëndrrat e tyre të bukura. Dashuria e tyre e sinqertë krijonte lidhje besnikërie për gjithë jetën. Ata shiheshin dhe njiheshin te kroi i fshatit, në kullota, te stani, në arë etj.:Vashëza mandileverdhë,shkon me furkë duke tjerrë.Moj mike, ballësuljote,më treti sevdaja jote!Mike, moj mikës’ e xhanit,Mos na shko përpara stanit,Se të ha qen’ i çobanit!”“O çoban, çoban i dhenvet,Ndë ke besë, bjeru qënvet,”“Qëntë s’janë për të vrarë,Gushëbardha për të parë.”Këngët e dashurisë janë të shkurtra dhe secila prej tyre pasqyron një çast të veçantë, si p.sh.: lindjen e dashurisë, shprehjen e saj etj. Ato mund të grupohen në cikle.Motivet. Lirikat e dashurisë kanë motive të thjeshta, të cilat shprehin emocione të mëdha e realiste. Ato hedhin dritë mbi kushtet në të cilat është zhvilluar lidhja e të rinjve në periudha të ndryshme. Normat patriarkale krijonin vështirësi, pengesa, thashetheme dhe ndrydhnin personalitetin e të rinjve. Megjithatë, dashuria vlerësohej e vlerësohet si një ndjenjë optimiste, si fenomen njerëzor i rëndësishëm për krijimin e familjes, për vazhdimësinë e jetës dhe jo si një ndjenjë e sipërfaqshme dhe rastësore.Larmia e këngëve të dashurisëTematika dhe motivet e këngëve Tituj këngësh dashurie1 Dashuria në vetvete Ç’më treti sevdaja; Moj sevda e djalërisë; Moj sevda e shkretë etj.2Takimet e të dashuruarve në krua, në rrugë, në pyll kur mikja bën dru, te porta, në sokak, në livadh etj.Bam e bum bën sëpata; Kur bëje udhës tutje; N’at livadh kush po mbledh sanë; Moj e mirë n’der’ t’oborrit; Moj e mira te bunari; Moj e mira n’at ulicë; Tek porta më rrije; Vija një ditë nga kroi etj.3 E dashura/mikja paraqitet duke punuar në shtëpi, në arë e gjetiu.Moj e mira si mole dhent’; N’oborr t’vekit kush po qan; Vajta një ditë për shkarpa etj.4 Përshkrim i bukurisë fizike të femrës Bejkë të keqen e syrit; Ç’u ngre milorja në këmbë; Flasin bukurinë tënde, o shpirt; Njëzet e pesë gërsheta etj. 5 Pengesa në dashuri dhe mosrealizimi i saj Të prita mike, pse s’erdhe; O qy gardhi të mos na ndajë etj. 6Protagoniste është një femër e caktuar Ç’u çu Rushja në sabah; Duda ish prej Elbasani; Moj Katinë nina-nina; Moj Adile, sytë e shkrue; Moj e bija e Hoxh Mehmetit; Nase në mëngjes të parë; Tërbimi Vito, tërbimi etj. 7 Këngë erotike me nota vajtuese Mike, më thanë u sëmure; Shokë bimëni jangarë; Shokë, si do të shkojë kjo jetë etj.63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69