Page 67 - Demo
P. 67
S T U D I M T E K S T I 1. Si emërtohen këngët e dashurisë në krahina të ndryshme të vendit?2. Cilat janë motivet e lirikave të dashurisë?3. Çfarë pasojash solli kontrasti mes zakoneve që nuk e pranonin dashurinë dhe këngëve të dashurisë?4. Klasifikoni këngët e dashurisë në bazë të tematikës dhe të motiveve të teksteve të tyre.5. Analizoni poezinë e mëposhtme, duke përcaktuar temën, motivet, tonin dhe llojin e rimës. Mori e mirë që shkon me dhiMori e mirë që shkon me dhi,Ku e ke mrizin s’po ta dij.– Matanë prronin, nën qershi.– Kur t’mërzitem, vij e rrij. Kur të baj pak dit me ty? – N’bar të njomë, nën gjeth të rij,tue na kndue zogla përmbi.Te po vinë dy riga1 shi:Qyqja, po më lagin ty!Krah e krye nën zylyf2 t’mij,shpirtin tand ta merr në gji”.Dukagjin6. Me ç’mjete të tjera, përveç rimës, ndërtohet muzikaliteti/ritmi në poezi?7. Gjeni në tekst detaje që janë tregues të mjedisit, në planin fizik dhe në aspektin kulturor.8. Ç’mjet stilistikor është përdorur në vargjet e poezisë? Shpjego funksionin e tij.Mjeti stilistikor ________________________________________________________________________________________________Funksioni ______________________________________________________________________________________________________9. Cila është simbolika e zogut dhe e shiut në këtë poezi?10. Gjeni në tekst fjalët krahinore dhe shënoni gjegjëset e tyre në standard.Fjala krahinore Fjala sipas standardit____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________11. Plotësoni tabelën me këngë dashurie, të cilat i gjeni në këtë kapitull ose në libra të tjerë me këngë popullore.Tematika dhe motivet e këngëve Tituj këngësh dashurie1 Dashuria në vetvete2 Takimet e të dashuruarve në krua, në rrugë, në pyll kur mikja bën dru, tek porta, në sokak, në livadh etj.3 E dashura/mikja paraqitet duke punuar në shtëpi, në arë e gjetiu.4 Përshkrim i bukurisë fizike të femrës5 Pengesa në dashuri dhe mosrealizimi i saj6 Protagoniste është një femër e caktuar7 Këngë erotike me nota vajtueseDetyrë 1. Krahasoni poezitë e lexuara gjatë mësimit, duke dalluar të përbashkëtat dhe veçantitë e secilës.1curril i hollë.2tufë flokësh të prerë shkurt, cullufe, balluke. 65

