Page 68 - Demo
P. 68
Kulti i bukurisë E bukura bazohet në dashurinë, ashtu si dashuria në të bukurën dhe kjo është e vërtetë edhe për artin, edhe për natyrën. Vasha dhe bukuria e saj janë objekti qendror i këngëve të dashurisë. Kënga e dashurisë për vashën, po edhe për djalin, jehoi gjithmonë: pas lindjes e vdekjes, gjatë dasmës e gëzimit; pas sëmundjeve e epidemive, pas djegieve e plaçkitjeve dhe shumë të këqijave të tjera. Ajo mbeti eliksir i shpirtit, që e ndihmon njeriun t’i kthehet përsëri jetës për vazhdimësinë e saj dhe të vetvetes. Bukuria e femrës lidhet me shëndetin, me kultin e pjellorisë dhe të amësisë. Këngët e dashurisë zbulojnë konceptet, përfytyrimet, shijet popullore për të bukurën. Në to, raporti mes bukurisë fizike dhe bukurisë morale është mjaft i ngushtë. Këngët për bukurinë fizike e shpirtërore të vajzës të fusin në një botë sa të dëshirueshme, aq edhe të prekshme.Moj e bukura si ylli,shtatë drita të bën syri,të feksën si xhevahiri;Një rixha të bëj fakiri:Nëpërkë grykëlarike1,Piqe, moj buzenë, piqe!Ndë vdeka qajmë me ligje.Për shkak të peshës që ka kjo ndjenjë në jetën njerëzore, ky është cikli numerikisht më i madh në lirikën tonë. Në kushtet kur djali e kishte shumë të vështirë ta shihte vajzën dhe nuk mund ta realizonte ëndrrën e tij, fantazia dhe përfytyrimi bëheshin elementet kryesore. Djali tërhiqet së pari nga bukuria e vajzës që përshkruhet me delikatesë dhe gjallëri.Ti je yll e ti je dritëTi je yll e ti je dritë,Ylli që del ndaj të gdhitë,Zotynë të dhëntë ditë!Flasën bukurinë tënde, o shpirt!Edhe zoqtë kur këndojnë,Shoqi me shoq po ligjërojnë,më gjuhë të tyre thonë; Flasën bukurinë tënde, o shpirt!M’atë përçe fie-fie,Seç m’i mban gushësë hie,Porsi dielli kur bie;Flasën bukurinë tënde, o shpirt!M’atë përçe laqe-laqe,Kur ma derth, ma hedh mbi faqe,Posi lule manushaqe; Flasën bukurinë tënde, o shpirt!Tiparet ideale të bukurisë vajzërore në këto këngë janë: lëkura e bardhë, floku, syri, qerpikët, vetullat, qafa e gjatë, faqet e kuqe, shtati i lartë e i hollë, gusha, kraharori, beli, buzët, goja e vogël etj. Kësisoj mund të hasim vargje të shumta, apo tekste të tëra ku përshkruhet pikërisht ky ideal estetik i bukurisë, disa prej të cilave paraqiten në vijim.Bardhësia e lëkurës. Bukuria e vashës, në lirikat e dashurisë, qëndron në radhë të parë te bardhësia e saj, e cila krahasohet me bardhësinë e pëllumbit, të qelibarit, të borës etj. Vashën dhe pëllumbin i identifikon bardhësia: Boll e mirë e bardhë si pllumi. Në një tjetër këngë, bardhësia e vashës krahasohet me qelibarin. Bardhësia dhe bukuria spikatin krahas njëra-tjetrës, si shprehje e shijes për të bukurën: E bardha si qelibari. KËNGËT E DASHURISË1me grykë a me gushë të larme.66

