Page 69 - Demo
P. 69


                                    Mori e mirë e bardhë si pllumbiMori e mirë e bardhë si pllumbi,me t’çue n’bjeshkë, ty po t’vret guri;me t’lanë n’vrri, po t’han katundi;me t’shti n’arkë, po më des uni.Ishalla t’ruen Zoti i lumi!Moj e holla si lastariMoj e holla si lastariE bardha si qehribari1Leshtë tat si tel jongariEra trëndelinë malit,Buza karafil dyqani!Oj e mira bardh si boraOj e mira bardh si bora,Vrafsha veten si s’të mora!Si s’t’mora nuse për veti; Por të lash e m’shkove njeti!Faqja. Ky tipar përmendet shpesh, dhe lidhet me objekte krahasuese nga më të ndryshmet, por kryesisht me fruta, siç janë: shega, molla, ftoi. Krahasimi i faqes me frutat bëhet për shkak të formës dhe ngjyrës së këtyre të fundit: Moj faqekuqe porsi shega. Syri. Shpesh, vasha që djali dashuron është një syzezë. Syri krahasohet me rrushin, qershinë, ullirin, filxhanin etj. S’m’a ka kush me kët’ jaranesh,T’knaqë kur flet ma fort kah keshë.Goj’n e vogël, dhamët e shpeshë,Faqet kuq dy syt e zez”.Qerpikët. Vasha përshkruhet me qerpik të gjatë: qerpik me rrema.O qërpik, qërpik me rrema A del jashtë, a t’erdha mrena!Daj zylyfet me katër rrema,Daj zylyfet fije fije.Për ty djalë i kam njye,I kam njye me bojë të bardhë,Për dashnin qi kemi bashkë;Kush na ndaftë zemra i plastëEdhe vorri mos e dashtë!Vetulla. Në lirikat e dashurisë vetulla e vajzës merr forma të ndryshme: si çark, si akrep sahati, vetullë-hollë, vetull-kapërcyerë, vetull-piskamë, vetull-gramë, vetull-kurorë etj.Sy-zezë, vetullë-hollëLeshtë tat dhredhun’ si fqollë2.O, moj dardha rrumbullake,Merr furkën, jakë pasdarke!Mos je dardh’ a mos je ftua?Ndë je ftua je për mua!Të të puth e të të dua,Të të shtrydh porsi limua!Goja. Si tipar i përhershëm i bukurisë gjithmonë përmendet goja e vogël, e cila krahasohet shpesh me kutinë: Ma ke gojën si kuti. Mori e mira n’shteg t’oborrit,Zylyfin si krahi i korbit,Krah’ i kobrit qi asht i zi,Ballë të gjanë perishanli3,Vetullat e holla gajtanli.Syn e zi porsi qershi.Faqe të fryta simitli.Gojë të vocërr si kuti.Dhambët e shpeshtë porsi inxhi,Qafë të gjatë për gastarli4.Bel të hollë për marakli,Lumi ai burr qi t’paska ty,Lumi un qi t’kam kojshi!Kur t’mërzitem vij e rrijN’hije t’blinit nën lajthi,Në bar t’njomë, në dushk të ri. Qafa. Në lirikat e dashurisë i këndohet qafës gastare, qafës rudë etj. Në një këngë, vasha që po bëhet nuse krahasohet me sorkadhen: Qafëgjatë si sorkadhe. 1qelibar, shumë i pastër, i kulluar.2shtëllungë. 3stoli me para e me tela, që varnin nuset në ballë.4rruaza. 67
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73