Page 70 - Demo
P. 70
“Fiku i bardhë n’anë lumit,Sorkadhe bij’ e pëllumbit.Moj sorkadhja qafëgjatë,Kur del në divan të lartë,Fekstit posi kollonatë.Moj kollonat’ e Serezit,Moj harbi e lar’ e brezit;Moj harbia me kurorë,Moj kush të zuri me dorë?” [...]Mori e mira qafë gastare,Me të thanë po më vjen marre.Marre e dhunë, djal, mos të vij.Jam një çikë e pa-fëmij.Edhe unë ashtu po dueJam nji djal i pa martue.Oj e mira qafën rudëKur po m’merr ma i pari gjumë,zemra zerm e goja shkrumb:U thaç robëvet t’m’apin uj.Kasavet që m’ka lshue Zoti,Ra sy-zeza e m’hupi moti,M’hupi moti e m’hupi vera!Floku.Në përgjithësi flokët e vajzës janë të zeza: Lesht’ e tu si pëndë korbi/ Dredhur e lishuar. Por nuk mungojnë edhe vajza me flokë të verdhë ose të kuqe: Moj e mira flokt e verdha/ A t’erdh keq se na shkoj vera; Flokët e kuq t’i shitoftë zana / Hall po kan kah t’ngjitet kana.Leshtë e tu si pendë korbitë larë e të krehurë;Vetulla e jote si granë1,Kalem për të shkruarë;Syr’ i yt po si ulli,Pak i grumbulluarë; Hunda e jote si qiri,Ndezur e pa shuarë; Buza e jote hoj me mjaltë,po për t’ëmbëltuarë;mjekra e jote grop’ e bardhë,po për të vështruarë;Gusha jote rrathë rrathë,Po për të qafuarë.1krënde, degë të holla e të thata për zjarr.Moj e mira, flokët e kuq-e,A e din ditën kur shkon nuse?Pasha vllan s’e dij as vetë,Kam ndi nanën kah ban dert,Kah ban dert nana me vlla:Apin çikën sot ni javë.Shka po m’len ti shej për mall?Shej t’ka lanë kablosh’n e ballit1,Ni parë meste me kllapedan2.Kur të bijë ndërmendi3 i em,Kap manxerren, qit në shej. Mos t’a shkoftë mancerrja huj’nKap e shpraz gjashtë herë alltin!1balluke.2fill mëndafshi i ngjyer me ar. 3kur të shkojë mendja tek unë.Të më bën Zoti dhe mua,Një bilbil, gjë tjetër s’dua;Të kesha fjalët e tua,të këndoja ku të duaKu të më pëlqente mua: A në pemë, a në krua,A në baçë me limua,Përkundrejt shtëpivet tua,O lesh-verdha gjer më thua,Dije mirë që të dua. Shtati i derdhur. Krahas shqetësimeve shpirtërore, del në pah bukuria fizike e vashës, sidomos trupi i saj si selvi, si ngjalë etj. Krahasimi me ngjalën zgjon asociacionet e një bukurie të vijës gjarpërore, e cila ndër shekuj është konsideruar si përsosuri e formës estetike të së bukurës: Shtati i yt porsi selvi!Rreth e rreth të kanë rrethue,si bilbili në prendverë;a s’ke krahë me fluturue.Ti moj hëna, që ke rarë,S’më pe lulen ku ka shtruarë?Nd’atë qoshk me dy-tri shkallë,Është shtrirurë si ngjalë.Personazhet. Në poezitë e lirikës erotike hasim dy personazhet tradicionale, trimin dhe vashën: Po shkon vasha bregut Drinitpër me zbut’ fijen e linit,me i end’ jelekun trimit.Vasha bën sikur nuk do, edhe pse e dëshiron fort dashurinë. Ajo sakrifikon gjithçka për dashurinë, edhe pse mund të jetë në kushte social-ekonomike të caktuara dhe fanatizmi e konservatorizmi i kohës e pengojnë. Nisur nga një ndjenjë e tillë, vasha bëhet tepër e 68

