Page 71 - Demo
P. 71


                                    guximshme, ajo hidhet në krahët e të dashurit, jo për të plotësuar dëshirën e tij, jo nga frika apo nga trysnia, por prej ndjenjës që ajo vetë ka së brendshmi, ndjenjë, e cila s’do t’ia dijë për asnjë pengesë. Prandaj, në këngët erotike ndërthuren pafajësia dhe guximi i vajzës, e cila ruan në zemër ndjenjën për trimin e saj. Vajza përshkruhet si çapkëne, e shpenguar, e matur, e përgjegjshme, punëtore, gazmore, e çiltër, besnike, e mençur.Djali (trimi) është ndezësi i ndjenjës së dashurisë. Ai përshkruhet si besnik, trim, këmbëngulës, i ndjeshëm, sakrifikues, i mençur dhe ka përparësi në poezi, kur hedh hapin e parë, duke synuar ta bëjë për vete vajzën. Lirikat e dashurisë paraqesin mendimet dhe ndjenjat e pastra të të rinjve në rrethana të caktuara. E dashura, mikja është një figurë reale, e gjallë, dinamike. Djali dhe vajza janë bujq, barinj ose qytetarë të thjeshtë e të ndershëm. I dashuri e takon vajzën në mal duke kullotur bagëtitë, në fushë duke mbjellë a duke korrur, duke mbushur ujë te kroi etj. Këngët e dashurisë shprehin dashurinë, respektin, çiltërsinë dhe besimin te dashuria dhe te njëri-tjetri: Një zë bilbili dëgjova,xhokën e bardhë ç’e shtrova,ngula këmbët e qëndrova. Një zë bilbili dëgjova, për mikenë qysh durova?“O moj mike bukurushe,t’u bëfsha gjerdan pas gushe!Kur vjen darka, përse mbushe,përse mbushe për të qarë?– Po për ty, o rrënjëdalë! 1”1 i varfër.1. Cili është modeli i bukurisë femërore në këngët shqiptare të dashurisë? 2. Me çfarë është i lidhur ngushtë kulti i bukurisë në lirikat tona të dashurisë?3. Çfarë vlere kanë këngët e dashurisë në jetën e popullit tonë?4. Cilat janë tiparet ideale të bukurisë femërore në këto këngë?5. Analizoni portretet e djemve dhe të vajzave në poezitë e treguara më poshtë. Sillni nga një shembull për secilin.Portret vajze Portret djaliDjersa jot’ e ballitë, er’ e jargavanitë!Djersa jot’ e faqesëer’ e manushaqesë!Djersa jot’ e gushësë,borzilok’ i fushës!Djersa jote e gjiritë,er’ e trëndafilitë!Ububu, ndër ato male, ububu, qënke një djalë,ububu lojke një valle,një djalë pëllumb i bardhë!Ububu, ç’paske dyfeknë,Gjithë fjolla ngjeshur mesnë;dyfeknë githë sedefe,kur e shoh më ngjethin ethe;sahatnë gjithë zinxhirë,kur e shoh më prish fiqirë!S T U D I M T E K S T I 69
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75