Page 73 - Demo
P. 73
KËNGËT E DASHURISË Kulti i dashurisëLirika popullore e dashurisë është shumë e përhapur në truallin gjithëkombëtar si në kontekstin gjeografik, ashtu dhe në atë historik. Ajo i këndon bukurisë së vajzës, dashurisë së djalit për vajzën, dashurisë së vajzës për djalin, dashurisë reciproke dhe dashurisë së parealizuar. Në të, kulti i dashurisë shfaqet në përshkrimin e dashurisë si pasion, mall, sëmundje, dhimbje.Lirikat e dashurisë të kënduara nga djali për vajzën, shfaqin ndjenjat e djalit, i cili edhe pse vuan i shpreh ato me maturi.Moj Katina Nina NinaVajzë e bukur-o, pa dil të të sho.Moj Katina, Nina-Nina, vajzë e dashur-o!Pa dil në penxher të të sho një herë,Moj Katina, Nina-Nina, zëmërën ma merr!Fol një herë me gojë, thuaj të shpresojë,Moj Katina, Nina-Nina, pa ty s’mund të rrojë!Siri it më tret, zëri it më vret,Moj Katina, Nina-Nina, bukuri je vet!Pranvera afron, birbili këndon,moj Katina, Nina-Nina, hajde pse mejton?!Hajt se nata shkon, hëna perëndon,moj Katina, Nina-Nina, djalëria shkon.Në shumë lirika dashurie djali përshkruhet nëpërmjet krahasimit me shpendë e kafshë që në mendësinë e shqiptarëve simbolizojnë bukurinë e përsosmërinë shpirtërore e fizike mashkullore. Lirikat e dashurisë së Veriut janë më të prira të paraqesin bukurinë fizike të vajzës. Të ndikuara nga tradita epike, ato përmbajnë elemente tregimtare.Kanarina e bylbyliKanarina e bylbyli,Rrijshin çift-jar-rrijshin çift; Kymetli porsi florini,Hyll me bisht-jar-hyll me bisht.Kjo fellanxa e pellumbi,Rrijshin bashk’-jar-rrijshin bashkë, Ditë as natë nuk i merr gjumi,Tuj u dasht-jar-kjajnë hall bashkë.Gjithë u dogja e u shkrina,Tuj të lypë-jar-tuj t’kërkue;Keq ma bane e s’u binda,Prap të due-jar-moj mollë e ftue. Vajza është e turpshme, me shumë botë e vlera shpirtërore të spikatura. Bukuria e saj përshkruhet me ngjyra të ndezura. Ajo është thëllëzë mali, sorkadhe, trëndelinë, trëndafile.Ndë gjumë kur bie fle,Vjen një çupëzë më ngrë:“Ngrehu, mik, të keqenë,Se kurrë s’piqemi më,Një sorkadhe me një dre!”Moj thëllëza ndë kafas,Të vi brenda, a më qas?– Ea, ljumë, se s’të ngas,Ea me ljodz’ e me gas,Me dy tre sejmende pas!Mendja po lloisetë1,Vështron ku të hidhetë;M’atë portë që zbardhon,Që rri brenda një limon;Lule malitë nga shkon,Trëndafil që më shëron;Si xhevahire ndriçon!Këngët e dashurisë të kënduara nga vajza për djalin janë më të kufizuara. Vajzën e tërheq pamja e jashtme e djalit, por edhe trimëria e tij. Ajo e pret me ankth djalin e shpesh ankohet nga të papriturat.1mundohet, mërzitet.71

