Page 74 - Demo
P. 74


                                    Shtira sytë n’atë mal,Qaj moj nënja ime qaj!*Atje pashë një djalë beqarThem t’a marr të mos e marrMerre bij’ e nënës, merre mos iu dajsh.Më thonë është sarbosh1 e pi duhan.Këpucët prej Korçe xhufkatë me nj’ ariFustanen të zezë përmbi gju e mbanFestenë tonuze përmbi sy e mban,Merre bij’ e nënës merre mos iu daj,Po se si ky djali nuk gjenden kollaj. *përsëritet mbas çdo vargu.Lirikat që shprehin dashurinë e ndërsjellë ndërmjet të rinjve janë edhe më të kufizuara. Këngët, ndryshojnë sipas krahinave, janë në formë rrëfimi ose në formë dialogu dhe personazhet e tyre lirike janë të guximshme.– Nem njer’ ujë se plasa,moj baluke prerë!2– S’kam me se të të jape,Trëndafil me erë!– Nem me grushtin tëndë,Moj baluke prerë!– Grushti ndodhi zënë,Trëndafil me erë!3Kam unazat vënë,Trëndafil me erë!Nem njer’ ujë se plasa,Moj baluke prerë!– S’kam me se të të japeTrëndafil me erë!– Nem me gushën tënde,Moj baluke prerë!– Gusha ndodhi zënë,Trëndafil me erë!Me gjerdan e zënë,Trëndafil me erë!Lirika dashurie të trishtuara, që shprehin dhimbje shpirtëroreÇ’më ka zëmëra qeder!Më shkon buka me të therm.“Mike tumanjeshile,Ndaj të dërgova kastile,të dërgova që të vije.Të prita mike pse s’erdhe,të zu gjumi a më gënjeve?”“Ndë më zu më zënt e rënda,Po s’më la të vija nëna.”O ju shok’ e mexhelis,Mbani vesh t’u mollois:Më iku mendja, m’u prish,Ndë një vashë m’u kolis,Mes-hollë si qiparis,Shaminë parameris4,Përmi vetull ma gremis!I ziu ç’kam tre beharë,Që kam ngrirë, që kam tharë,Për mikenë që s’e kam parë.Mike, në qafë më more,që me yll të parë dole,Gjithë shoqetë mbëlodhe,Mua miknë s’më kujtove. Lirikat e dashurisë me frymë elegjiake trajtojnë humbjen e jetës së ndonjërit nga të dashuruarit: Duda ish prej Elbasani,Treqint grosh i bën gjerdani.O moj dudë, moj sy-rrushe,Florinjtë që ke pas gushe!Duda ish, e shkoi, e vate,Varri i u mbush manushaqe!Moj Dudë, Duduseja,Buzë-qengjerusheja.Moj dudë, dudileja,Buzë-karafileja!Disa nga lirikat e dashurisë trajtojnë motive të ndarjes së të rinjve për shkak të pengesave shoqërore, nga kurbeti etj.Lirikat për dashurinë e parealizuar tregojnë se si realizimi i ndjenjës së bukur përplaset në koncepte të prapambetura të kohëve të kaluara. Këto këngë përcjellin pesimizëm, trishtim, indinjatë, mallkim për ata që bëhen pengesë. Në to vajza përshkruhet si shumë e bukur dhe djali si shumë trim.1pijanec.2 në një variant tjetër është: cullufe zezë. 3 në një motërzim tjetër është: me vesë.4e qëndisur.72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78