Page 75 - Demo
P. 75


                                    Fol moj mike një fjalë,Se jam gati për të dalë.Ku vete mos vafsh i gjallë?Se mua s’m’a nxorre mallë.Kur dolla nga dera jashtë,M’u muar’ mënt e rashë; Kur dolla në mes t’avllisë,M’u këput gjysmë e fuqisë;Kur dolla nga porta jashtë,E mbesova që u ndashtë,Pampor1 o dhogë e thatë,na ndave neve nga gratë;Pampor një dhogë e zezë,Ku na shpie o i pabesë?Na ndave nga kishim shpresë. Vetullat e tua si akrep sahatiPse me duar lidhur, pse s’të del inati?Herë me të holla, herë alafrënga,Kur më shkon sokakut na prishe nga mendja!Na mbushe maraze na mbushe zeherPorsi telegrafi kur na sjell haber.Të dinjë dynjaja, të mbajnë në gojëHata që na bëri, e shkreta pisqollë! Në tabut të shtrinë, të nisnë si nuseSa lezet të kishin të shkretat balluke!Se ç’u mblodh fshati, po të bëjnë varre.Gjysmëtë punonin, gjysmëtë po qanin.Imazhi i poezisë popullore erotike është i gjallë dhe personazhet portretizohen me mjeshtëri, cilësi e virtyte. Në të, krahas pastërtisë, fisnikërisë e botës së pasur shpirtërore të personazheve, zbulohen zgjuarsia, finokëria dhe humori i këndshëm.Keq kush e ka burrin plak,i shtron afër e gjen lark.Lum kush e ka burrin djalë,i shtron lark e gjen pranë.Keq vasha në gji të plakut,si veshka në mes të gjakutLum vasha në gji të djalitsi veshka në mes të dhjamit!Përjetimi i lëndës erotikePërjetimi i lëndës erotike në poezi vjen i drejtpërdrejtë. Dashuria në këto këngë shpesh nuk zgjat shumë dhe konceptohet si e pamundur. Herë duket sikur poeti popullor s’di asgjë për dashurinë e herë sikur di gjithçka për të dhe na flet vetëm minimalisht në formë “urtësie” apo “mësimesh jete”. Midis këtyre këngëve (edhe pse në raste të rralla) ka tekste, të cilat shpërfaqin jo vetëm erotizmin e marrëdhënies në çift, por edhe autoerotizmin.Tërë natën e JenaritMë rri llamba ndezurë.Tërë këtë natë o nënë,Korba ç’jam përpjekurë.Shtratin që shtrova mbrëmë,Në fund e kam gjeturë.Linjën që vesha mbrëmë,Në fund e kam çveshurë.Gjokësin t’im, o moj nënë,Me dhëmbë e kam brejturë.Në tërësi, tekstet e këngëve erotike janë poezi që shprehin, por nuk shtjellojnë shumë. Ato më së shumti janë krijuar si rezultat i nevojës së menjëhershme për të shpalosur gjendjen e brendshme emocionale të unit lirik, ndjesitë e çastit dhe kanë karakter spontan. Për shkak se poezia erotike është në kontakt më të afërt me jetën, me natyrën dhe ka një karakter të çlirët që i afrohet më 1vapor.73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79