Page 76 - Demo
P. 76


                                    shumë thelbit të qenies njerëzore, krijimet folklorike me motivin e dashurisë mbeten nga më të pëlqyerat. Publiku i këtyre këngëve është gjithëpërfshirës, duke qenë se ato kanë një përmbajtje të thellë emocionale që prekin ndjenjat e pjesës më të madhe të njerëzve. Këto tekste ndikojnë në zgjimin e vetëdijes dhe të nënvetëdijes së marrësit. Receptimi i tyre mbështetet sa në elementin e fuqishëm, pasionin, aq edhe në veçoritë artistiko-gjuhësore.1. Si përshkruhet dashuria në lirikat e dashurisë?2. Si përjetohet lënda erotike në poezitë e dashurisë?3. Analizoni poezinë e mëposhtme, duke përcaktuar temën, motivet, tonin dhe llojin e rimës.Zura një bilbil me vesëZura një bilbil me vesë,Por kam frikë se mos më vdesëDhe në dekça ksi lëngimi,Në kishë mos më shpini:Të më vini me një krua,Të lajnë vashat mbi mua;Të vinjë ajo që dua, Të lajnë e të qanj’ mbi mua. (Përmet)4. Me ç’mjete të tjera, përveç rimës, ndërtohet muzikaliteti/ritmi në poezi?5. Gjeni në tekst detaje që janë tregues të mjedisit, në planin fizik dhe në aspektin kulturor.6. Ç’mjet stilistikor është përdorur në vargjet e fundit të poezisë? Shpjegoni funksionin e tij.Mjeti stilistikor _________________________________________________________________________________________________Funksioni ______________________________________________________________________________________________________7. Çfarë e shqetëson subjektin lirik? Për çfarë e ka fjalën ai kur përmend lëngimin? Shpjegoni kuptimin e kësaj fjale.8. Gjeni në tekst fjalët krahinore dhe shënoni gjegjëset e tyre në standard.Fjala krahinore Fjala sipas standardit____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________9. Çfarë përfaqëson bilbili në këtë poezi dhe në lirikat e dashurisë në përgjithësi?10. Ç’peshë marrin fjalët e djalit të dashuruar kur ai kërkon ta çojnë pranë një kroi dhe jo në kishë? Zbërtheni simbolikën e kroit në tekstin e kësaj kënge.11. Duke iu referuar detajeve në tekst, shpjegoni se si e kupton krijuesi i poezisë dashurinë.12. Portretizoni të riun që vuan nga pamundësia për të realizuar dashurinë e tij.13. Shpjegoni se si përshkruhet dashuria në poezinë e dhënë dhe shënoni me në kolonën përkatëse.Sipas shembullit, gjeni edhe tri lirika të tjera dashurie.Lirika dashurie Pasion Mall Sëmundje DhimbjeKam një lëmsh ndë zëmërë/ S’kam kujt t’i rënkonemë/T’u rënkohem malevet?/ Malet po largonenë/ […]T’u rënkonem fushave?/ Fushat zbukuronenë/ […]T’u rënkonem çupavet?/ Çupat po martonenë…Detyrë 1. Krahasoni elementet poetike të poezive të lexuara gjatë mësimit, duke dalluar të përbashkëtat dhe veçantitë e secilës.S T U D I M T E K S T I 74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80