Page 77 - Demo
P. 77
Veçoritë stilistike të lirikave të dashurisëKomunikimi erotik, për shkak të kufizimeve të mjedisit, të ndrojtjes, të brishtësisë, të karakterit tejet personal, të vërshimit të ndjenjave dhe ndjesive, mbetet ndër komunikimet më intime, çka e bën përdorimin e gjuhës simbolike krejt të natyrshëm dhe të nevojshëm. Nga hulumtimet e kryera është vërejtur se tekstet e hershme përgjithësisht kanë një gjuhë më të çlirët. Me tej, me kalimin e kohës, për shkak të ndikimeve të zhvillimeve politiko-shoqërore, këto këngë kanë qenë objekt vazhdueshëm i censurës së mjedisit shoqëror, madje dhe i censurës politike, sidomos gjatë periudhës së regjimit komunist.Gjuha e lirikave të dashurisë. Gjuha e figurshme e lirikave të dashurisë përshkruan me dashuri e butësi personazhet dhe ndjenjat e tyre të thella. Përshkrimi i karaktereve dhe i situatave bëhet me një forcë të madhe përfytyrimi. Figurat stilistike më të përdorura janë: krahasimet, metaforat, simbolet, hiperbolat etj. Nëpërmjet përdorimit të figurave të tilla, si: përsëritje, anaforë, epiforë, asonancë, epanastrofe, në lirikat e dashurisë krijohet shumë muzikalitet. Bota e shpendëve dhe e bimëve shërben për krijimin e krahasimeve, metaforave dhe simboleve (në varësi të krahinave të ndryshme). Disa figura përdoren më shpesh dhe përsëriten gjerësisht në këngë të ndryshme. Simbolika e përftuar nga përdorimi i fjalëve referuese është e qartë dhe e kuptueshme. Bilbili është djali, sorkadhja është vajza. Nerënxa dhe portokalli gjithashtu përftojnë të njëjtën simbolikë. Krahasimet e shprehura ose të nënkuptuara, janë gjithëpërfshirëse.Figuracioni i përdorur në folklorin shqiptar haset edhe në folklorin e vendeve të Ballkanit. Në shumë këngë dashurie figurat ndërtohen sipas modeleve të hershme mitologjike: vajza konceptohet si zanë ose si orë mali. Repertori i tanishëm i këngëve të dashurisë përbëhet nga krijime të mirëfillta tradicionale. Pasurimet me elemente të reja janë të pakta, shprehin norma e mundësi të reja, por në vazhdën e konceptimit tradicional.Disa nga simbolet e pranishme në këngët e dashurisë janë uji, lulja, frutat, ngjyrat.Uji zë një vend të veçantë në simbolikën e këngëve të dashurisë. Takimi i vashës me djalin, sidomos në këngët e dashurisë, ndodh thuajse gjithmonë pranë një burimi uji, si p.sh.: kroi i fshatit, burimi, pusi, gurra, çezma etj. Zgjedhja e një vendtakimi të tillë fillimisht mund të interpretohet se bëhej për arsye praktike, pasi aty vinin të gjitha vajzat e krahinës për të mbushur ujë apo për të larë dhe djemtë për t’i kundruar ato.Por përtej kësaj, në këto krijime, një vendtakim i tillë shndërrohet në një simbol të rëndësishëm të erotikës, për shkak të simbolikës së stërlashtë të ujit që lidhet me pastërtinë dhe pjellorinë. Për këtë arsye, në një tekst të lirikës erotike pothuajse çdo herë që lajmërohemi nga shenjuesit tekstualë për zhvillimin e një skene midis një djali dhe një vajze pranë një kroi, përroi, lumi, gurre, burimi, pusi a çezme, parapërgatitemi për një skenë flirtimi: U takuan pranë një lumi.Trimi zuri e ma puthi,E ma puthi mu në buzëtPo ashtu edhe në dy faqet.Vasha fort e pezmatuar.(De Rada, Rapsodi të një poemi arbëresh)KËNGËT E DASHURISË75

