Page 78 - Demo
P. 78
Lulja në lirikën popullore është një nga simbolet më të përdorura në karakterizimin e vajzës. Teksti erotik i lirikës së dashurisë mbizotërohet nga retorika e luleve, të cilat frymëzojnë erotikën duke ngacmuar dy shqisa: të parit (përmes ngjyrave e formave) dhe të nuhaturit (përmes aromave). Siç shprehet Platoni te “Simpoziumi”: dashuria bukurinë trupore e merr nga lulet, sepse dashuria nuk mund të qëndrojë atje ku nuk ka lulëzim... vetëm atje ku gjithçka lulëzon e kundërmon ajo mund të ngrejë folenë e saj”.Çdo lule, trëndafili, manushaqja, zambaku, trëndelina, zymbyli etj., në krijimtarinë popullore me motive të dashurisë, na shfaqet me individualitetin dhe erotikën e vet të papërsëritshme. Lulja përfaqëson pafajësinë femërore, virgjërinë, dëlirësinë, pubertetin femëror, pjellorinë, pjekurinë etj. Të gjitha këto faza përshkruhen në këngët erotike me terminologjinë e luleveTë këputa se ç’të mora erëLul’ e parë o, që çel n’pranverë.Pa dyshim, lidhja midis femrës dhe lules, në simbolikën universale, është bërë kur është marrë parasysh qëllimi “mashtrues” i lules, e cila josh për hir të riprodhimit të bimës.Molla është ndër simbolet më të hershme të erotizmit dhe joshjes. Kjo frutë, për shkak të karakteristikave të saj, e ka ngacmuar gjithnjë imagjinatën njerëzore, duke u bërë pjesë e folklorit dhe e mitologjisë së popujve të ndryshëm. Ndër simbologjitë më të njohura, përmenden: molla e Biblës e ngrënë nga Adami dhe Eva, “molla e sherrit” që solli Luftën e Trojës etj.Në Greqinë e Lashtë, hedhja e një molle ishte e barasvlershme me një deklaratë dashurie apo me një thirrje të qartë për një premtim dashurie. Ky njehsim i njeriut të dashur me frutën në fjalë ka ndodhur për arsye se “molla”, për shkak të formës së rregullt e të rrumbullakët, ngjyrës së shkëlqyer të lëkurës, shijes së ëmbël, aromës së këndshme, është shndërruar në simbol të përsosmërisë së jashtme e të brendshme.Ajo është gjithashtu simbol i njeriut që gëzon shëndet të mirë e për rrjedhojë edhe simbol i moshës së re. Njeriu që i ka të gjitha këto tipare, pa dyshim shkakton joshje dhe tërheqje të fuqishme erotike.Vajzat “faqekuqe si molla” janë shpesh protagoniste të këngëve tona: Unë ndër shoqe ty të zgjodhaPër njat bukuri.Dy faqet kuq si molla.Molla në lirikën popullore shpesh ofrohet si dhuratë. Ajo është ndërmjetësuese e dashurisë dhe ngrënia e saj përforcon erotizmin:Jepma mollën që ke në dorë-eti moj cuca malësore. [...]Moll’ ma t’amël un kurr s’kam ngran-eMe kët moll’ në lak m’ke nxanë-e.Ngjyrat që mbizotërojnë në shprehjen e erosit janë e kuqja, e bardha dhe e gjelbra.Ndjenjat gjithnjë shpërthejnë në stinët e ngrohta, pranverë ose verë. Tiparet e vashës, e cila frymëzon ndjenjat dashurore janë sytë e zinj, flokët e gjatë (shpesh të zinj dhe më rrallë të verdhë), nishanet, gusha e bardhë etj. Si djali, ashtu dhe vajza na paraqiten të veshur bukur, element i kudogjendur i të veshurit është fustani i vajzës, shamia, jeleku, xhamadani (si për vajzën, ashtu dhe për djalin) etj. Të gjitha këto elemente të shprehjes kthehen në simbole që paraqesin një sistem të koduar të komunikimit erotik.76

