Page 79 - Demo
P. 79


                                    Struktura dhe veçoritë metrikeLirikat e dashurisë përdorin lloje të ndryshme vargjesh, strofash dhe rimash. Për sa i takon strukturës së tyre metrike, këngët e dashurisë përgjithësisht janë krijuar në vargje tetërrokëshe. Tetërrokëshi është vargu më i përdorur dhe më i moçëm i vjershërimit shqip. Megjithatë, edhe pse të rralla, nuk mungojnë vargjet me metra të tjerë, si p.sh., gjashtërrokëshi: Ky zinxhir i hollëlarë me flori;as folna një fjalë,si në çupëri.Ky zinxhir i hollëlarë me sërma;as folna një fjalë,folna një shaka.Këngët e dashurisë në përgjithësi janë strofike, por ka edhe monokolonë. Refreni përbën një tipologji mbizotëruese të këngëve të dashurisë pasi është i lidhur edhe me përmbajtjen e këngës dhe luan rol themelor si bartës i mendimit qendror të këngës.Lirikat e dashurisë kanë një metër të caktuar, kanë rimë ose asonancë, formulohen në trajtë përsëritjesh etj. Ato karakterizohen nga një muzikalitet i ëmbël, që shpreh ndjenjën e bukur dhe respektin ndaj ndjenjave të pastra. Lindja e dashurisë shihet si fillesë e bukur e organizimit të familjes, e cila konsiderohet si baza themeltare e fuqishme e shoqërisë.Lirikat e dashurisë shprehin ndjenja të pastra në mënyrë spontane dhe të ngrohtë. Në to funksionon hapur parimi zbukurues i protagonistëve. Shumë prej tyre shoqërohen me melodi. Vargjet dhe format e ndryshme strofike janë të mbushura me figura si krahasimet, metaforat, simbolet, hiperbolat etj. Identifikimi i bukurisë me shëndetin në lirikat e dashurisë realizohet nëpërmjet epiteteve dhe metaforave që i japin gjallëri dhe optimizëm frymë së tekstit. Muzikaliteti i lirikave të dashurisë krijohet nga përdorimi i figurave të tilla si përsëritja, anafora, epifora, asonanca, epanastrofa, të cilat i japin ritëm të shpejtë këngëve dhe i bëjnë të përshtatshme për t’u shoqëruar me valle. Strofat janë istike, tercina, ose përsëritëse. Këngët e dashurisë së fshatit dallojnë nga këngët e dashurisë të qytetit: këngët e dashurisë të fshatit përshkruajnë ndjenja të thjeshta dhe ngjarjet zhvillohen në mjedise të thjeshta; në këngët e dashurisë së qytetit ndjenja bëhet më e ndërlikuar dhe metrika është më e përpunuar. Të bukura dhe të njohura gjerësisht janë këngët e dashurisë së qyteteve të Elbasanit, Krujës, Përmetit, Shkodrës, Tiranës etj.Lirikat e dashurisë janë në formë rrëfimi në vetë të parë, si një monolog në miniaturë që shpreh mëdyshjen e një zemre ose në formë dialogu. Shumë prej tyre shoqërohen me valle. Në lirikat e dashurisë në formë dialogu, djali dhe vajza e ngacmojnë njëritjetrin me shaka e nënkuptime:“Ani ç’paske qafën si gastare!” “Vallahi, djalë, si gastare e kam,Bilahi, djalë, Zoti ma ka fal, Tallahi, djalë, nana ma ka ba:Hiqu, sherr, prej meje,Se m’i hodhe ment prej kreje!”“Ani ç’paske gojën si kuti!” “Vallahi, djalë, si kuti e kam,Bilahi, djalë, Zoti ma ka fal, Tallahi, djalë, nana ma ka ba:Hiqu, sherr, prej meje,Se m’i hodhe ment prej kreje!”“Ani ç’paske hundën si kavall!” “Vallahi, djalë, si kavalla e kam,Bilahi, djalë, Zoti ma ka fal, Tallahi, djalë, nana ma ka ba:Hiqu, sherr, prej meje,Se m’i hodhe ment prej kreje!”“Ani ç’paske flokun si mëndafsh!” “Vallahi, djalë, si mëndafsh e kam,Bilahi, djalë, Zoti ma ka fal, Tallahi, djalë, nana ma ka ba:Hiqu, sherr, prej meje,Se m’i hodhe ment prej kreje!”77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83