Page 8 - Demo
P. 8


                                    FOLKLORI DHE FOLKLORISTIKA Vështrim i përgjithshëm në folkloristikën shqiptareFOLKLORI DHE FOLKLORISTIKATermi folklorTermi folklor u përdor për herë të parë nga anglezi Uilliam Toms, në vitin 1846 me kuptimin njohuri për popullin, por interesi për të është më i hershëm. Folklori është krijimtaria artistike e përcjellë në shekuj, e cila përfshin krijimet gojore, muzikore, koreografike të një populli. Folklori letrar përfshin krijimtarinë letrare gojore të popullit (poezinë popullore, këngët popullore, përrallat popullore, legjendat, gjëegjëzat etj.). Shkenca që studion folklorin quhet folkloristikë, ndërsa studiuesit e saj quhen folkloristë.Folklori dhe llojet e tij. Folklori është i pandarë nga jeta dhe historia e popujve.Folklori shqiptar, krahas origjinalitetit dhe specifikave të tij ka ngjashmëri me folklorin ndërkombëtar, sidomos, me atë të vendeve të Evropës Juglindore. Ai ka komunikuar me folklorin e popujve të tjerë, në funksione marrëse dhe dhënëse. Studiuesit, shqiptarë dhe të huaj, kanë mendime të ndryshme në lidhje me kuptimin, shtrirjen dhe kufijtë e folklorit, prandaj edhe përkufizimet për të janë të shumta. Folklori përfshin prozën dhe poezinë popullore; muzikën, vallet dhe kërcimet popullore; formulime ritualesh në festa fetare, dasma, lindje, vdekje, punë bujqësore e blegtorale; skeçe, karnavale etj., të ndërlidhura dhe të ndërthurura me veshjet, kohën dhe hapësirën e praktikimit. Folklori letrar ka marrëdhënie të ngushtë me muzikën e vallet popullore dhe me zakonet e lashta, prandaj studiohet në lidhje me to.Llojet e folklorit Format folklorike1. folklor letrar poezi, përralla, legjenda, gojëdhëna, anekdota, proverba, gjëegjëza2. folklor muzikor meloditë e këngëve dhe valleve, instrumente dhe melodi instrumentale3. folklor koreografik valle popullore4. folklor dramatik lojëra popullore, skeçe, argëtime, karnavale, shfaqje popullore, pantonima etj.Popuj të ndryshëm përdorin emra të ndryshëm për folklorin, si: letërsi gojore, letërsi popullore, krijimtari popullore, poezi popullore, traditë gojore, letërsi anonime, folklor letrar, art dhe traditë popullore, krijimtari gojore artistike popullore, arti i fjalës, psikologji e popullit (demopsikologji) etj.(angl. folk – popull; lore – dituri).Objekti dhe funksionet e folkloristikës. Objekti i folkloristikës është mbledhja, sistemimi, studimi i krijimtarisë popullore, i letërsisë gojore, i muzikës, i valleve, i fjalëve të urta, i gjëegjëzave. Folklori ka funksion njohës, edukativ, estetik.1. Folklori shqiptar na njeh me jetën dhe veprimtarinë e popullit tonë nga lashtësia deri në ditët tona.2. Folklori na edukon me dashurinë për vendin dhe punën; me frymën e optimizmit, të drejtësisë, të sinqeritetit, të besimit në vullnetin e lirë; na aftëson ta dallojmë dhe ta duam të bukurën; na bën ta ndiejmë, ta duam dhe ta përvetësojmë gjuhën shqipe në gjithë pasurinë e bukurinë e saj.3. Folklori e pasqyron realitetin me mjeshtëri të madhe krijuese dhe artistike nëpërmjet figurave stilistikore, duke përdorur me art fjalën, tingullin, lëvizjen, ngjyrën. Ai krijon modele artistike të papërsëritshme dhe bën përgjithësime të jashtëzakonshme, prandaj është burim i pashtershëm për letërsinë dhe artet.6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12