Page 80 - Demo
P. 80
Klasifikimi sipas veçorive stilistikore:1. lirika dashurie me strofa dhe refren;2. lirika dashurie monokolonë;3. lirika dashurie në formë dialogu;4. lirika dashurie me rimë të plotë, asonancë, konsonancë;5. lirika dashurie me elemente tregimtare;6. lirika dashurie me figura stilistikore gjithëpërfshirëse (simbol, paralelizëm, krahasim etj).1. Cilat janë simbolet e pranishme në lirikat e dashurisë? Flisni për funksionin e tyre.2. Analizoni poezinë “Mora Shtamën”, duke përcaktuar temën, motivet, tonin dhe llojin e rimës.Mora Shtamën Tema Motive Toni RimaMora shtamën me mbush’ ujë, moj luleShtama ishte, uj’ nuk kishte, moj luleKapërceva dy-tre male, moj luleM’ato male gjeç nji fushë, moj luleN’atë fush’ ishte’ i kullë, moj luleKulla ishte, shkall’ nuk kishte, moj lulePreva’ i arrë e bana shkallë, moj luleRash e hypa në çardak, moj luleGjeç nji nuse nën duvak, moj luleMë dha ujë me bërdhak! moj luleMue bardhaku m’ngrini n’dorë, moj luleGjysma akull, gjysma vdorë, moj lule.Prezë, Tiranë, Visaret XV, f. 653. Përveç përsëritjes në fund të vargut, cilat mjete të tjera e ndërtojnë ritmin në poezi? Klasifikojini ato, në mjete gjuhësore dhe mjete stilistikore.4. Përshkruani ndjesitë që ju shkakton ritmi i veprimit në këtë poezi.5. Klasifikoni elementet reale dhe joreale të përdorura në poezi.6. Identifikoni mjetin stilistikor dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tij në vargun e dhënë.Mora shtamën Emërtimi i figurës letrare Funksioni i përdorimitKapërceva dy-tre male, moj lule7. Cila figurë retorike mbizotëron në këtë rrëfim poetik?8. Analizoni figurat letrare të lirikave të dashurisë të treguara më poshtë.“Mori e mira n’at stanishtë,tek je maj, tek je ba bishë!Kur po m’sheh po m’ban yrysh,Ruju pak t’plaçin syt,Se po t’sheh mixha i yt!”Shkon grykergjëndeja,na prishi nga mendja!ashtu si e ka zakon,si dielli na vështron,lëshon shenjë e na verbon!9. Gjeni në poezinë “Mora shtamën” fjalët krahinore dhe shënoni gjegjëset e tyre në standard.10. Përse autori e quan vajzën lule? Çfarë simbolizon lulja në këngët e dashurisë?11. Zbërtheni simbolikën e elementit të ujit në poezi, duke u përqendruar te tri vargjet e fundit.12. Duke u ndalur më tepër te fjalët e nënvizuara, shpjegoni mesazhin që do të përcjellë autori.Detyrë 1. Dalloni elementet e përbashkëta dhe të veçanta të poezive të lexuara gjatë mësimit.S T U D I M T E K S T I 78

