Page 81 - Demo
P. 81


                                    NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI De Rada dhe folklori arbëreshJeronim de Rada lindi në Maki të Kalabrisë, mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më tej, më 1834 nisi studimet për drejtësi në Napoli dhe mori pjesë në lëvizjet politike dhe kulturore të Italisë. Më 1848 nxori gazetën e parë shqiptare në Itali “L’Albanese d’Italia” (Shqiptari i Italisë), ku shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës.Në fillim të viteve ‘60 të shek. XIX, De Rada nisi të dallohej si një nga figurat më në zë të Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit “Parime të estetikës” (1861), botoi veprat “Lashtësia e kombit shqiptar” (1864) dhe “Rapsodi të një poemi arbëresh” (1866), të cilat luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Kësaj çështjeje i dha një ndihmesë të çmuar edhe me revistën “Flamuri i Arbrit”, (1883-1885).Krijimtaria poetike e De Radës është mjaft e gjerë, por krijimi i tij më i njohur që i solli edhe lavdinë si poet është poema “Këngët e Milosaos” (1836). Kjo është vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Vepra të tjera të rëndësishme të De Radës janë: “Serafina Topia” (e njohur edhe me titullin e mëvonshëm “Pasqyra e një jete njerëzore” (1898) si dhe \Jeronim de Rada është një ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe të botës arbëreshe. Ai pati shumë ndikim mbi shkrimtarët e tjerë arbëreshë bashkëkohës, duke krijuar një traditë poetike që vijon edhe sot në letërsinë arbëreshe.Nën shembullin e shkollës romantike, De Rada i kushtoi shumë vëmendje folklorit arbëresh. Vëmendje, e cila pikaset në tërë letërsinë shqipe të Rilindjes, ku ideali patriotik dhe politik vepron më tepër sesa ai romantik. Rreth moshës 19-vjeçare, De Rada nisi të mbledhë në të gjitha zonat arbëreshe krijime folklorike, duke na sjellë krijime të ndryshme, si: “Ra turku po ku ra”, “Kostandini dhe Garantina”, “Rite dasme” etj. Poeti i ri shpresoi të gjente fillin e një poeme të madhe e të thërrmuar nga shtrëngatat shekullore, prandaj dhe botimin e vitit 1866 e titulloi “Rapsodi të një poemi arbëresh”.De Rada mblodhi mjaft këngë si ato për Skënderbeun, Radavanin, Miloshinin, Ded Skurën etj. Po këta heronj dhe po kjo atmosferë zunë vend në poemat e tij të mëvonshme.Tipare dhe elemente të veprës së tij, si: intensiteti komunikues me pak fjalë, filozofia e jetës dhe e vdekjes, shqetësimi i thellë universal, paqja dhe indiferenca vetëm në dukje etj., hasen edhe në folklorin që poeti njohu dhe mblodhi me përkushtim.Elementet folklorike te “Këngët e Milosaos”Kulti i natyrës. Pothuajse gjithnjë, natyra është e shkrirë me ndjenjat e personazheve (Rinës dhe Milosaos). Shqetësimi i djalit gjatë grindjes më të dashurën jepet me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhembja e tij e thellë për vdekjen e gruas përshkruhet përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës:Dy dit' mjegull edhe shiverën dojin të na reshtin;tek e katra, ndër lëmenj,shtruan duajtë në diell. (Kënga XXV)79
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85