Page 82 - Demo
P. 82


                                    Personazhet. Te “Këngët e Milosaos”, gjejmë drejtpërsëdrejti, personazhe të gatshme të poezisë popullore arbëreshe. Heroi kryesor i poemës, duket të jetë një frymëzim nga Miloshini, heroi i këngëve popullore arbëreshe. Milosao, sikurse Miloshini, është trim, e do atdheun e tij dhe ka një botë shumë të pasur emocionale: njëkohësisht i vrullshëm e i ndjeshëm. Ashtu si heronjtë në këngët popullore të dashurisë, ai dashuron një vashë të bukur, e cila është e ngjashme me vajzat e këngëve popullore të dashurisë.Kur ndodhet në luftë, shpirtin e Milosaos e trazojnë mendime të shumta dhe brenga se mos Rina e ka harruar:Trimi fjeti i helmuar,në ëndërr pa derën e saj:te një gur e në shullë,zgjidhte nga një tufë rezee m'i vij në prehër.Ajo ngriti sytëe më pa të dashurin,u pruar e uli kryete më shkundi rezën,thuajse pa një të huaj. (Kënga IX)Nga ana tjetër, përkundrejt këtij pesimizmi, qëndron edhe ideja e jetesës së lumtur në familje me vashën e tij të dashur, pas përfundimit të luftës. Mendime të tilla ngjasojnë me mendimet e shumë trimave të tjerë në folklorin arbëresh, ato i japin forcë e guxim për luftë.Edhe vdekja e Milosaos është e ngjashme me atë të heronjve të letërsisë popullore: vdekje heroike në mbrojtje të trojeve të atdheut.Rina, gjithashtu ka ngjashmëri me vashat e poezisë popullore. Emri i saj, së bashku me portretin fizik dhe moral, rrjedh pikërisht prej aty. Ajo shpesh del me shoqe të takojë trimin që i ka rrëmbyer zemrën. Përgjigjet e saj ndaj Milosaos janë të ndrojtura. Edhe pse e do Milosaon me gjithë zemër, u druhet gojëve të liga dhe e porosit të dashurin që të mos e përcjellë rrugës. Një sjellje tipike kjo e vajzave të poezisë popullore. Ja se si përshkruhet portreti fizik i Rinës në poemë:E përveshur e e lartë,me gërshet të pleksurnë një lidhëse të bardhë,ish te kroi një vash'. Te ballinjë mendim i kishte hie.I lidhur te brezi i kaltër,mbi truall i çik mandili.Posa që më ndjejti,vasha drejt nga unë u suall,gjifyrë edhe plot hie,me një të trembur hare.  (Kënga II)Fataliteti është gjithashtu element folklorik dhe bie dukshëm në sy në vargjet e poemës. Episodet që bëhen tregues të tij në vepër janë të shumta: episodi i tërmetit që bie pasi Milosaoja kthehet nga lufta. Rënia e tërmetit, artificialisht sjell zhdukjen e pengesave klasore për dy të rinjtë, të cilët lidhen në martesë. Pjesë e episodeve fatale 80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86