Page 83 - Demo
P. 83


                                    janë gjithashtu: vdekja e djalit të porsalindur të çiftit, vdekja e Rinës menjëherë më pas, dhe në fund vdekja e vetë Milosaos:Atje nuk do zgjohem mëluleve që i tund erasi suvalë e pasosur.Mblidhen shokët mbrëmanetnë katund, në vatërët.I lashë si ëndërrëz.Mbaroi Milosaoja. (Kënga XXX)Vendtakimet e Milosaos dhe Rinës janë kroi, burimi. Dialogu i tyre i parë nis me “kërkesën për ujë”, ashtu sikurse ndodh edhe në këngët popullore të dashurisë: Vashë m’ep ti një pikë ujë!Sa të duash ti bir Zoti! (Kënga II)Kërkesa për ujë e djalit dhe përgjigjja pohuese e vajzës, simbolizojnë krijimin e marrëdhënies në çift.Metamorfozat pas vdekjes janë një tjetër element folklorik i poemës. Kjo ndodh, sepse vdekja e personazheve në çift lidhet me besimin se, siç u deshën në këtë botë ata do të duhen edhe në botën tjetër. Vdekja sfidohet përmes dashurisë së amshuar.Veçoritë stilistikore të marra nga folklori. Ashtu si në poezinë popullore arbëreshe, vargu deradian është tetërrokëshi trokaik pa rimë. Figurat stilistike që mbizotërojnë në vepër janë: krahasimi, hiperbola, personifikimi, kontrasti, epiteti, metafora etj., të cilat hasen shpesh edhe në këngën popullore.Tradita arbëreshe. Të gjitha zakonet, doket dhe botëkuptimet që ndeshim në këtë poemë përkojnë me ato të këngëve popullore arbëreshe. Në këngën e katërt hasim zakonin e dhurimit të mollëve si formë e shprehjes së dashurisë. Rina ia shfaq dashurinë Milosaos përmes dhurimit të dy mollëve të pjekura (kujtoni shpjegimin mbi simbolikën e mollës në këngët popullore të dashurisë):Dy mollë të ardhura,qëndro, se t'i ruajta.Me një dorë ngriturmbante mbi veshin e bardhëleshtë e saj të shpleksur,kalli jetrën te gjirie më hoqi mollëzët,më ia vu në doret,në çeret e ndezur. (Kënga IV)Vargje të poezisë popullore. Veç të tjerash, De Rada te “Këngët e Milosaos” përfshiu edhe vargje të paprekura ose lehtësisht të prekura në mënyrë mjeshtërore të këngës popullore. Duke iu referuar sërish Këngës IV, vërejmë se ajo ka disa vargje të njëjta me ato të një këngë popullore:81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87