Page 84 - Demo
P. 84
Kënga popullore:Ish e diela me natëSe ish eti djegurithdi moll t’ëmbëljamanej prapa arthitarthit e shpieksurith...n’dëmël më të puthurit.De Rada:Ish e diela menatëSe ish eti djegurithme presin ndë rolietdii mooll t’ardhuramaanej mbi veshin e bardhëlesht e saj të shpieksurithnd’ëmël aq të puthurit.Nga kjo pranëvënie shihet aftësia dhe guximi i De Radës, i cili mori nga folklori jo vetëm frymën dhe mjeshtërinë, po edhe pjesë të tëra, të cilat i përpunoi dhe i vendosi në veprën e tij.Duhet theksuar fakti që vepra e De Radës në tërësi, shquhet për origjinalitet dhe çdo prurje prej folklorit është shtojcë në shërbim të idesë, temës, përmbajtjes dhe dëshirës për t’u dhënë jetë trajtave të tekstit folklorik.1. Çfarë pozicioni zë poema “Këngët e Milosaos” në historinë e letërsisë shqipe?2. Përmendni tituj veprash të tjera të De Radës.3. Cilat revista themeloi e drejtoi De Rada në Itali? 4. Argumentoni përse De Rada shfaqi interes të theksuar për folklorin arbëresh.5. Kur i nisi De Rada hulumtimet e para folklorike?6. Përse përmbledhja e tij folklorike u titullua “Rapsodi të një poemi arbëresh”? Çfarë synonte poeti përmes saj?7. Cilat janë elementet kryesore të poezisë popullore që janë të dukshme në poemën “Këngët e Milosaos”? 8. Çfarë tregon prania e theksuar e kultit të natyrës në poemën e De Radës?9. Si ka ndikuar krijimtaria popullore në ndërtimin e personazheve të Rinës e të Milosaos?Detyrë 1. Në fragmentet e mëposhtme të përzgjedhura nga vepra, dalloni dhe shpjegoni ndikimin nga folklori në të gjitha elementet e formës e të përmbajtjes.S T U D I M T E K S T I 82

