Page 87 - Demo
P. 87
Ndikimi i folklorit në brendinë e poemësDara merr drejtpërdrejt nga poezia popullore heronjtë kryesorë të poemës, Nik Petën e Pal Golemin, dhe mjaft veçori të figurës së Skënderbeut e të Ballaban Pashës. Ai ndërthur në veprën e vet shumë motive nga poezia popullore arbëreshe si: motivin e rënies në dashuri me një vajzë të huaj, motivin e ndarjes së dy të dashuruarve, që të kujton legjendën e Kostandinit të Vogël; motivin i rrëmbimit të vajzës; motivin e shkëmbimit të unazës midis bashkëshortëve kur burri niset për luftë; motivi i amanetit të trimit që e shoqja të martohet pas vdekjes së tij; motivin e vdekjeve të njëpasnjëshme të njerëzve shumë të afërt; motivin i mbirjes së një peme mbi varr etj.Një tjetër ndikim nga folklori në veprën “Kënga e Sprasme e Balës” është prania e theksuar e kultit të natyrës. Thuajse në çdo rast gëzimi, optimizmi, trishtimi, vuajtjeje apo malli në poemën e tij, Gavril Dara i drejtohet natyrës.Gavril Dara, një bard i arbëreshëveRomantizmi si lëvizje evropiane në tërësi rizbuloi jo vetëm eposet kombëtare, por edhe poetët bardë. Gavril Dara, në parathënien e poemës së tij shkruan: “Në mes të shkrimeve të tij më të fshehura e më të shtrenjta im atë gjeti, pas “Rënkimeve të Nik Petës e Pal Golemit”, një këngë tjetër, e cila në dorëshkrim, quhej “Kënga e sprasme e Balës” (...). Im atë e kuptoi shpejt se këto ishin dy copa të lidhura mirë e keq; e, duke i lexuar, e kuptoi se mungonin shumë pjesë (...). Pleqtë e plakat rrëfejnë edhe sot (1765) se Bala kalonte ditë e muaj duke u ngjitur çukave e maleve për t’iu falur Arbërisë (...) dhe duke vajtur te shokët e rinisë së vet (...). Herë-herë ai kërrusej ndanë vatrës dhe kënaqej, duke u rrëfyer vashave e djemëve punët e asaj kohe që ai e quante “Moti i madh” (...). Im atë s’desh tjetër, zuri të bridhte lart e poshtë (...) duke pyetur pleqtë e plakat në i dinin “Këngët e Balës” dhe pak këtu e pak atje, i mblodhi këngët e shumta. Kështu Kënga e sprasme e Balës, mori kurm.” Këto e të tjera si këto janë “argumentet” që sjell Gavril Dara për të provuar se poema ishte krijim i plakut të moçëm Balë. Siç është vënë në dukje prej kohësh, qëllimet patriotike e politike kanë qenë ato që e kanë shtyrë Darën në këtë mistifikim; me të ai kërkonte t’i tregonte botës se populli shqiptar, me artistët e vet të shkëlqyer ka përpunuar ndër shekuj një kulturë të lashtë, një poezi të rrallë, që pasqyron në mënyrë madhështore historinë e tij tragjike, të mbushur me luftëra të përgjakshme, për mbrojtjen e lirisë dhe tipareve kombëtare. Duke dashur të realizonte këtë qëllim, edhe ai vetë u shndërrua në një bard që vazhdoi përpunimin e kësaj kulture të pasur poetike.Heronjtë dhe tiparet e tyreDy personazhet kryesorë të poemës, Niku dhe Pali janë heronj të frymëzuar nga folklori, por Dara u ka dhënë atyre edhe veçori të heronjve romantikë atdhetarë. Që të dy janë trima dhe atdhedashës. Nik Peta del më i plotë si personazh. Ai është i ndjeshëm dhe ëndërrimtar, poet dhe këngëtar i talentuar, fizikisht i pashëm, i aftë për një dashuri të madhe e të thellë (siç e shohim në marrëdhënie me Marën), krenar dhe gjaknxehtë. Po aq krenar dhe gjaknxehtë është edhe Pali, tek i cili deri diku shfaqet dhe sedra e fortë.Ky tipar, gjen shprehje në qëndrimin e tij përbuzës ndaj Nikut, të cilin e fyen rëndë, duke e quajtur “ushtarth ballukedredhur”.Bard - rrëfimtar profesionist, poet dhe kompozitor, i mesjetës, i punësuar nga një monark apo fisnik. Bardi kishte si detyrë që përmes këngëve të krijuara prej tij, të përkujtonte e të nderonte paraardhësit e padronit, si dhe të lëvdonte veprimtarinë e këtij të fundit. Më vonë termi “bard” mori kuptimin e përgjithshëm të një autori ose rapsodi të shquar, kuptim me të cilin është përdorur edhe në këtë rast.85

