Page 89 - Demo
P. 89
Gjithë natën, gjithë ditënMe kalorësit e miUnë brodha pa pushuar;E përshkova nëntë fusha,Nëntë fusha e nëntë maleDuke prerë, duke vrarëQentë e shprishur dhe të ikur.Si u zhdukën dhe të sprasmitPërtej brinjës së MokreutEdhe dita si u ngrys,Hoqa shokët e u ktheva.Sa më shumë i qaseshim fushës,Vrehej, errej zemra ime,Prekur vrasjes së trazuar,Pasi zjarri u shua në hi.Se gjith’drizat e barishtetIshin lyer në të kuqEdhe brazdat e hendeqetIshin plot me gjak të piksur.Afër vaut në Vajkal,Ku u ndez e ashpër lufta,Ishin t’vdekurit mal-mal,E ndër stivat e të vdekurvetQen e ujq buzëngjyerGrisnin, shqyenin bark e zorrë,Ndërsa, duke krakëllitur,Si re diellin mbuloninKorba, sorra e skifterë.Sa e bukur djalëri, që gjer dje i hante retëSot ka heshtur përgjithmonëPorsi pleh shtënë në dhe!Në sa trajta vdekja e shkretëM’u dëftua në atë pamje!Këtu një ushtar i riMbylli sytë duke qarëMëmëzën duke kujtuar,Që e priste, oh, më kot!Atje armiku krah armikutSi dy qen kafshoheshin,Se dhe t’vdekur donin t’vriteshin.I trazuar e i helmuar,Hoqa syt’ nga pamja e keqe,Ktheva syt e afër urësPash’ papritur një murgjarMe kryet ulur mbi truallE me frerat nëpër këmbë,Me mbulesën copë-copëE me shalën-o nën bark.Un’iu qasa jo pa droje,Se mbulesa në ar qëndisurNjë dyshim të lig më ngjalli,Se m’u duk një luaneshëN’fush’ të gjelbër e qëndisur.Pranë murgjarit një ushtarMe dhjet’ shigjeta në gjiShtrirë ish si ka i therur.Me dhëmb’ flamurin shtrëngonte,Kordhën e mbante në grushtE me ballin kthyer qiellitEdhe vdekjen e përbuzte.As nga pendët e shqiponjësAs nga parzmor’ e argjëndtë,Por nga vetullat e trashaE nga sytë e zgurdulluarPal Golemin unë e njoha;E kërceva mos ish gjallë;E tërhoqa me kujdes,Ku ish bari më i shkriftë.Rripta ia preva parzmores,Vura dorën përmbi zemërE ajo m’u tund nën të.Shpejt vrapova gjer te lumi,Mora e solla një pikë ujëE ia derdha përmbi faqet;Ai u shtriq me psherëtimëSi njeri në gjum’ të rëndë,Kënga e Beratit (fragment)Kjo këngë i kushtohet, Betejës së Beratit (1455) e cila ishte ndoshta e vetmja betejë e Skënderbeut që nuk pati sukses. Ushtria shqiptare rrethoi qytetin e Beratit dhe u dha osmanëve një afat prej 11 ditësh për t’u dorëzuar. Në krye të një pjese të forcave, Skënderbeu shkoi drejt jugut për të çliruar një kështjellë tjetër më të vogël. Ndërkohë trupat e Isa bej Evrenozit, duke përfituar nga tradhtia e Moisi Golemit me një marshim të shpejtë arritën afër Beratit dhe i goditën në befasi forcat shqiptare të shkujdesura, nën komandën e Muzak Topisë, kunatit të Skënderbeut. Ushtria shqiptare pësoi disfatë të rëndë. Fragmenti paraqet tablonë e përgjakshme të kësaj disfate dhe vdekjen e dy heronjve Pal Golemit dhe Nik Petës.87

