Page 9 - Demo
P. 9


                                    Dëshmitë e para të folklorit shqiptar (1555-1635) Në folkloristikën shqiptare është pohuar vazhdimisht se botimi më i hershëm folkloristik shqiptar i përket shekullit XVII, periudhë në të cilën Frang Bardhi botoi fjalorin e tij latinisht-shqip (1635). Ky fjalor përfshin 113 proverba dhe përshëndetje.Mirëpo, studimet bashkëkohore nxjerrin në pah se shumë aspekte të kulturës popullore shqiptare hasen të dëshmuara edhe më herët, që në shekullin XV, tek autorë si Gjon Buzuku, Lekë Matrënga, Pjetër Budi. Në veprat e tyre nuk bëhet fjalë për botimin në mënyrë të përmbledhur të proverbave njëlloj si te F. Bardhi, por për praninë e tyre të shpërndarë si pjesë e tekstit. Te Gjon Buzuku hasen 37 proverba, te Pjetër Budi 41 proverba dhe te Matrënga 18 proverba. Pra rezulton se para F. Bardhit janë botuar 96 proverba, çka dëshmon për fillesën e publikimit të folklorit shqiptar që në vitin 1555.Megjithatë, duhet theksuar që këto botime nuk kanë qenë me pikësynime të qarta të natyrës folkloristike.Folkloristika para Rilindjes Kombëtare. Dëshmi e traditës së pasur folkloristike të shqiptarëve janë botimet mes viteve 1669-1921 nga katër autorë: dy arbëreshë dhe dy të huaj. Francezi La Gijtjer në vitin 1669 vizitoi Greqinë dhe në një fshat arvanitas mblodhi dhe shënoi tri fragmente vajtimesh shqiptare për një burrë të vdekur, të cilat i botoi në vitin 1675. Tri vajet vlerësohen, si dëshmi bindëse e praktikimit të këtij lloji folkloristik nga shqiptarët, krahas riteve në ceremonialin e vdekjes. Në vitin 1694 arbëreshi Nilo Katalano, botoi në fjalorthin e tij shqip-italisht dhe italisht-shqip “Këngën e Pal Golemit”, nga tradita e arbëreshëve. Arbëreshi Nikollë Filja (1691-1769), mblodhi dhe botoi në vitet 1736-1750, 18 këngë popullore arbëreshe, balada dhe këngë lirike, të cilat i quajti “Këngë të pleqërisë”. Në vitin 1830 folkloristi i njohur serb V. Karaxhiq mblodhi tekste këngësh popullore shqipe, të cilat u botuan në vitin 1921 nga Norbert Jokli. Në mënyrë shkencore folklori shqiptari filloi të mblidhej në shek. XIX dhe mori zhvillim më të madh në shek. XX.Tiparet e folklorit Fillesa e krijimit folklorik gojor është individuale, por ai bëhet pjesë e krijimtarisë folkloristike, nëse hyn në qarkullimin folklorik të një bashkësie të caktuar dhe përvetësohet prej saj. Krijimtaria folklorike e të gjitha llojeve karakterizohet nga disa tipare të përbashkëta. Ndarja e folklorit në gjini e lloje të ndryshme është konvencionale, sepse lirika, epika dhe dramatika bashkëjetojnë të ndërthurura në të. Në lirikat e dashurisë mund të hasim dialog dhe/ose narracion; në krijimet epike mund të hasen edhe momente lirike (kënga e dasmës “Ka ra hana ndër bajama”) etj. 1. Karakteri anonim. Zakonisht ne nuk i njohim autorët e krijimeve folkloristike dhe kjo ndodh për disa arsye. Së pari, për shkak të kohës që ka kaluar emri i tyre është harruar; së dyti krijimet folklorike janë fryt i improvizimit të disa autorëve në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme.Gjithsesi, ne njohim emra të shumë rapsodëve të talentuar si: Mirash Gjoni, Sokol Martini, Gjergj Pllumi, Pal Buli, Salih Uglanini etj.2. Improvizimi. Krijimet folklorike nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë. Me kalimin e kohës dhe gjatë përcjelljes brez më brez, ato ndryshojnë, zhvillohen, varfërohen ose pasurohen. Në mënyrë të vetvetishme humbin pjesë, u shtohen pjesë të tjera, bashkohen ose ndahen disa krijime. Interpretuesit nuk u qëndrojnë besnik krijimeve të mëparshme: Krijimet folklorike karakterizohen nga:- e bukura, e dobishmja, sublimja;- simbolizmi; - figuracioni i pasur; - kontrasti i prerë; - dinamizmi estetik; - zbukurimi; - thukëtia; - pasqyrimi i atypëratyshëm i dukurisë; - përgjithësimi tipologjik; - zgjidhja e çështjeve nga pozitat e bashkësisë; - anonimati;- kolektiviteti;- sinkretizmi;- improvizimi;- përsëritja;- dinamizmi etj.7
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13