Page 90 - Demo
P. 90
Tundi kryet e m’u kthye;Si më njohu, pa lënguar,Me një t’humbët zë më tha:“Lëri të vdekurit në vend,Lem’ të fle përgjithmonëTe ky shtrat i nderit tim,Mu tek eshtrat e të vrarëvet,E të vrarëvet nga kjo dorëQë gjithmon’ do m’ jen’ kurorë.Na këtë flamur e mbretitTë m’i thuash këto fjalë:“Pal Golemi edhe i vdekurI tmerroi armiqt’ me syE, si ikën, pra ai ra.E t’u thuash shokëvet t’mi:Pal Golemi nuk ka vdekur,Zëri i luftës do ta ngrerëE do jen’ gjithmon’ me juKrahu, kordha e zemra e tij.Tashti, Balë, në atë lisVar mburojën e parzmoren,Shtoji karkallin e ziE mbi to dhe kordhën time.Pra, kur dielli të shkëlqejëE me rreze t’i qëllojë,Prej shkreptimavet të tyre,T’kapur tmerrit, do të bienGjithsa m’u trembën në jetë;E në qetësinë e natësAta hekura e çeliku,Tundur erës së Mokreut,Një ushtri e gjall’ do t’i dukenQenit t’qasur n’errësirë.”Foli e kryet i ra në gji.Shtrembëroi sytë përdheMe të gjith’kurmin u shtri.Unë u ngrita, se m’u sosE nga shokët-o u kthevaQë t’i hapnim bashk’ një Varr.Atje poshtë i pashë ataDuke prur’ një të plagosur;Tezgën bër’ kishin me llërë.Si u afruan, u zalisa,Kur e pash’ të artin qiftSqepin ngritur, krahët shtjellëMbi atë karkall prej bronzi.Ish i bardhë si qiri,Kryet rënë kish mbi sup,Flokët i ngisnin përdhe,Gjaku i rridhte pika-pikaQafës s’hapur si një shegë,Jeta mbledhur i ish në sy.Si më pa, me dhemshuriMë vërejti e buzëqeshi:“Mos më qaj, vëllauthi im,Mos më qaj në zulmën time,Në kët’ ditë flamurtare,Në kët’ ditë t’Arbrit tonë!Po në ushtri kthehu e thuajuE t’i thuash edhe Darës:– Malli i mir’ në djalëriËshtë si vajtë e kandilit;Niku dhëndërith i riDasmën me luftën ndërroiEdhe vallet me Vajkalin.Njëqind qenër m’u vërsulënE të njëqind dhe po hanë;Pastaj Bader tradhëtariQë nga prapa më qëlloi.E t’i thuash edhe mëmës:– Niku u nis e do mënojë,Po ti, nënë, mos e prit.Pse për birëthin, që humbe,Ai një bijëz të ka lënë,Ty ta ka truar përjetë!Pra lart ngjitu në çardhak,Nuses sime të m’i falesh,S’bukurës së Lalës-o,Ndërsa ajo më kujton,Më kujton me zemër-o :– Këtë unazë ta dërgoiNiku yt, se t’u martua,T’u martua me një plakë,Me një plakë kaq të zezëE ti, e bukur t’i martohesh.” Sosi fjalën e m’u shuaSi kandili, kur s’ka vaj,Si një lulëz e këputur,Që dhe e fishkur erë mban.E, ndërsa ne po mendonimQë në varre t’i mbulonim,Përkëtej urës një vajzëNa u dëftua si një hije.Flok’t i kishte të ndërliksur,Syt’ të futur thell’ në ballë,Me fustanin copë-copëE me këmbët të përgjakura:“O ushtarë, o vëllezër,88

