Page 91 - Demo
P. 91


                                    1. Cila ishte origjina familjare e Gavril Darës? Si ndikoi konteksti familjar në formimin e tij?2. Analizoni idetë qendrore të poemës “Kënga e sprasme e Balës”.3. Përse Gavril Dara është quajtur një “bard” i arbëreshëve? Argumentoni përgjigjen.4. Cilat janë veçoritë kryesore të dy personazheve qendrore të poemës? Ku ngjasojnë dhe ku dallojnë ata? A njihni dyshe të ngjashme luftëtarësh në folklor?5. Çfarë ka më shumë përparësi për Nik Petën, ndenja dashurore apo detyra ndaj atdheut? Argumentoni përgjigjen.6. Si mishërohet ideali atdhetar te figura e Skënderbeut?7. Cilat janë figurat kryesore stilistikore që përdor Gavril Dara?8. Cilat elemente të formës së poemës autori i ka marrë nga folklori arbëresh?9. Në vargjet e fragmentit identifikoni figurat letrare që mbizotërojnë. Shpjegoni përdorimin e tyre duke pasur parasysh ndikimin nga folklori.10. I kujt është zëri që rrëfen ngjarjen? 11. Cilat janë disa nga motivet folklorike të poemës që shfaqen në këtë fragment?12. Përcaktoni llojin e vargut dhe metrin e tij në fragmentin e mësipërm.13. Zbërtheni mesazhet e amaneteve të Pal Golemit e Nik Petës. Ku dallojnë dhe ku ngjasojnë fjalët e tyre?14. Çfarë simbolizojnë në fund të këngës pema e lisit, e qiparisit dhe e mollës?Detyrë 1. Nisur nga të dhënat historike, çfarë dini mbi betejën që sjell fragmenti? Diskutoni në klasë duke pranëvënë këndvështrimin historik dhe përshkrimin poetik të Gavril Darës.Ju përher’ të lumë qofshi !Mbase pat’ në këtë fushëNjë kalorës trim të riMe një karkall-o të artë,Ku një qift i fluturon?Ar’i karkallit përzihetMe një tuf’ flokësh të verdhë,E ka ballin porsi dielliKa dy sy si sy shkëndija,Dy shkëndija të shkreptimës;E ka gojën si unazëEdhe fjalëzën të ëmbëlPorsi hojet e pranverës...Deh, ju lutem, më kallëzoni!”Sy ndër sy ne u vërejtëm,Në lot sytë na u mbytën,Helmi buzën na e qepi.Ajo u zverdh e na vështroiE u kthye dhe, sa e paShtrirë t’vdekurin mbi dhe,Dha një britmë e në krahëE ftohtë si borë i ra.Vam’ t’i flisnim, s’u përgjegj,Vam’ ta preknim, nuk lëvizi,Vam’ ta ngrinim e na vdiq.Zemra e mbushur m’Nik’n e saj,Rritur me mall e hare,Si u rëndua helmit t’keq,Më s’i nxuri dhe i plasi.Jan’ dy varre në Vajkal;Fle te njëri Pal GolemiE mbi të mbiu një lisMe gjith’ gjethet në blerim.Fle te tjetri Niku i Petës,Vasha e lalës i fle pranë,Se, si u deshën përmbi dhe,Ashtu duhen dhe nën dhe;Atje mbiu një qiparis,Mbiu dhe molla e bardhë!Mori bijë, bija e Lalës,Moj e bukur, e trishtuar,Pse m’kujtove mot’n e shkuar?S T U D I M T E K S T I 89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95